Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Milena Mollova – “Me etje vazhdoj të studioj botën muzikore”

Foto: uniart.bg

Si pianiste dhe pedagoge Milena Mollova prej kohe është një emër i afirmuar si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë shtetit. Një profesioniste e përsosur, të cilën edhe më sot e ftojnë si juri i konkurseve prestigjioze evropiane. Krahas kësaj ajo jep koncerte në disa kontinente, punon aktivisht me instrumentistë të rinj të talentuar, bënë incizime me kolegë. Më 19 shkurt pianistja e madhe bullgare mbush 75 vjet.

Për prejardhjen e saj profesoresha Milena Mollova tregon: “Familja Mollovi është tepër e vjetër. Farefisi im është nga qyteti Elena, ku jetuan stërgjyshërit e mi që nga viti 1736. Pjesa dërmuese prej paraardhësve të mi kishin mbaruar arsimin e tyre në Evropë. Por ata gjithnjë ktheheshin në Bullgari, që të jetojnë dhe të punojnë këtu. Ndër ta kishte mjekë, filologë, matematikanë, fizikanë, por muzikant nuk kishte. Unë jam e para e familjes Mollovi, e cila ia kushtova jetën dhe karrierën muzikës.”

Milena Mollova kishte fatin të mësojë te muzikantët më të mirë të kohës së saj – profesori Dimitër Nenov, profesoresha Panka Pelishek dhe në Rusi te Emill Gilells. Një pjesë e punës së saj pedagogjike përqendrohet në përgatitjen e talenteve të rinj. Studentë të saj janë profesorë në shkolla prestigjioze në SHBA-në, Norvegji, Gjermani, Austri, Spanjë. Repertori i pianistes i grumbulluar gjatë krijimtarisë 50 vjeçare është tepër i pasur. Në të një vend special zënë veprat e kompozitorëve modernë. Ja se çfarë tjetër tregon profesoresha Mollova:

“Kam qëndrim pozitiv ndaj muzikës se re melodike. Dhe këtë e kamë vërtetuar gjatë të gjitha viteve të punës sime. Që në vitet 80-të të shekullit XX ekzekutova koncertin e Samjuell Barbërit me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Në atë kohë ishte shumë e vështirë të prezantohet një autor amerikan. Në programet e koncerteve, gjithnjë u kam kushtuar vend klasikëve bullgarë dhe kompozitorëve modernë. Gjatë vitit 2000 Stefan Dragostinovi kompozoi për mua dhe për të bijën time Milena Llazarova – gjithashtu pianiste Fuga Integrall – një vepër avangarde dhe tepër interesante. Ne të dy e kemi ekzekutuar si në Bullgari, ashtu edhe në disa vende të Evropës dhe në Kinë. Shpesh herë jap koncerte në vendet e Azisë, ku kam edhe klasa të mjeshtërve. Që prej 15 vitesh me profesoreshën Erika Rademaher organizojmë festivale zviceriano-bullgare. Në program përfshijmë nga shtatë koncerte në Bullgari dhe nga shtatë koncerte në Zvicër. Të paktën dy nga veprat, që interpretohen janë të kompozuara posaçërisht për këtë festival.”

Milena Mollova lindi në qytetin Shumen dhe është njëra prej themeluesve të festivalit më të madh të pianos në Bullgari, ai i kushtuar kompozitorit të madh Panço Vlladigerov. Ajo është edhe themeluese e fondacionit me emrin e kompozitorit. Me dëshpërim të madh profesoresha Mollova rrëfen, se veprat e këtij kompozitori të madh bullgar gjithnjë e më rrallë mund të dëgjohen. Në të njëjtën kohë ka vështirësi dhe peripeci në organizimin e festivalit.

Gjatë vitit 2015 profesoresha Mollova ka ndërmend të incizojë dhjetë sonatat e Betovenit bashkë me violinistin Mario Hose, disa sonata të Bramsit dhe vepra të autorëve bullgarë. Krahas kësaj ajo do të vazhdojë edhe punën pedagogjike.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD