Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti rus bëri aluzion për përkrahje të planeve bullgare për qendër të gazit për Evropën Qendrore dhe Lindore

БНР Новини
Foto: BGNES

Kthim te projekti “Rryma Jugore” në variantin e tij të mëparshëm nuk mund të këtë. Kjo u bë e qartë nga një deklaratë e presidentit rus Vlladimir Putin gjatë një konference të përbashkët për shtypin me kryeministrin hungarez Viktor Orban në Budapest. Megjithatë ai lë një mundësi për manovrim, duke theksuar, se Rusia mund të ndërtojë një gazsjellës të ri nënujor drejt Bullgarisë, nëse do të ketë ndihmën e BE-së.

Kjo deklaratë jo aq e qartë patjetër përkrah shpresat e Bullgarisë të bëhet një qendër ndarëse të gazit rus për Evropë. Megjithatë reagimi i parë i kryeministrit Bojko Borisov ishte tepër i matur, sado që shprehu mendimin, se një qëndrim i tillë ishte i pritur. Pas dështimit të projektit të gazsjellësit “Rryma Jugore” tani Sofja mendon plane të bëhet të paktën një qendër e transitimit të gazit për shtetet fqinje ballkanike dhe për shtetet më të afërta evropianolindore si Rumania, Greqia, Hungaria, Kroacia, Sllovenia. Mirëpo, a do të ketë çfarë të ndajë Bullgaria, nëse do të supozojmë, se një qendër të tillë do të krijohet? Përgjigja e pushtetarëve është pozitive, përderisa ekspertët janë më tepër skeptikë. Brukseli nga ana e tij përqendron vëmendjen mbi probleme të tjera. Cilat janë argumentet e përkrahësve të planit të ri bullgar? Në radhë të parë theksohet, se gazsjellësi rus “Rryma Jugore” përmes të cilit parashikohej të transportoheshin 64 miliard metra kub gaz për vit, nuk është i pezulluar. Kjo sasi të gazit mund të garantojë punën e qendrës ndarëse në Bullgari. Deklarata e zotit Putin në Budapest në praktikë është një ide, e cila u jep argumente të reja përkrahësve të kësaj teze në Bullgari. Në radhë të dytë në përkrahje të ndërtimit të qendrës, theksohet shtrirja strategjike gjeografike e vendit dhe lidhjet e planifikuara të gazit me vendet fqinje si Rumania, Greqia, Turqia dhe Serbia. Në radhë të tretë janë fushat e supozuara gazmbajtëse në Bullgari. Lidhur me këtë kohët e fundit ish ministri dhe kryetar i tanishëm i komisionit parlamentar të energjetikës Deljan Dobrev zhvilloi në Londër bisedime me përfaqësues të disa firmave të mëdha për kërkimin dhe nxjerrjen e naftës dhe gazit – firmës norvegjeze Statoil, asaj britanike British Petroleum dhe asaj holandeze Shell. Të gjitha ato, sipas deklaratave zyrtare, shfaqën interes të theksuar dhe dëshirë të kërkojnë dhe të nxjerrin gaz dhe naftë afër bregdetit bullgar.

Përkrahësit e idesë për kthimin e Bullgarisë në qendër rajonale të gazit njoftojnë, se tashmë ka plane për financimin e projektit. Paratë që janë të domosdoshme do të sigurohen nga BE-ja. Krahas kësaj ka mundësi të kandidohet për financim në kuadrin e Planit “Junker”.

Kritikët e idesë për ndërtimin e qendrës ndarëse të gazit në Bullgari rikujtojnë, se edhe pa lajmërim zyrtar për ndërprerjen e projektit rus “Rryma Jugore”, puna e projektit alternativ “Rryma Turke” po avancon. Ata nuk harrojnë të përmendin, se nëse do të ketë ndonjë qendër ndarëse të gazit, ajo do të jetë në Greqi, e cila nuk fsheh kënaqësinë e vet nga një zhvillim i tillë i situatës. Kritikët janë skeptik edhe ndaj krijimit të lidhjeve të planifikuara të gazit me vendet fqinje, sepse gazi, që do të transportohet përmes këtyre tubacioneve nuk do të jetë konkurrues. Teoria për fushat e supozuara gazmbajtëse në bregdetin bullgar mezi tani duhet të verifikohet dhe të hartohet një plan për nxjerrjen e gazit. Kështu që nuk dihet pas aq vitesh do të fillojë shfrytëzimi i këtij gazi.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Timço Mucunski

Ministri i jashtëm maqedonas shprehu gatishmërinë për të kërkuar zgjidhje me Bullgarinë

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..

botuar më 24-12-03 10.52.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD