Në fund të janarit grupi “Metalwings” promovoi videon e këngës së tij “Crying of the Sun”. Kjo është njëra nga 10 këngët që muzikantët kanë sjellë deri tani. Aktualisht grupi bëhet gati të debutojë me një album të tërë. “Grupi ynë është me krahë metalikë, por me zemër të butë” – thotë vokalistja Stela Atanasova. Kjo e fundit është këngëtare e operës dhe njëkohësisht pedagoge e muzikimit me kompjuter. Stela i bie violës elektrike. Muzikantët e tjerë janë me profesione të ndryshme, por janë bashkuar rreth idesë të bëjnë muzikë metalike e simfonike në stilin gotik. Këta janë Grigor Kostadinov – kitarë elektrike, Emo Arsov – bateri, Konstantin Uzunov – bas dhe Angel Kitanov – tastierë. Për mendimin e muzikantëve që të perceptohen kompozimet që bëjnë nevojiten skena të mëdha dhe publik muzikëdashës.
Grupin e quajnë “Nightwish-i bullgar”, sepse përveç këngëve që krijon, grupi interpreton dhe këngë të kësaj bande me famë botërore. Që nga viti 2010 muzikantët e “Metalwings”-it ngjiten së bashku në skenë. Grupi merr pjesë në festivale të ndryshme dhe beson se sapo do të kurorëzohen me famë të madhe.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...