Ndarja e opinionit publik në Bullgari është diçka e zakonshme. Jemi ndarë “pro” dhe “kundër” Rusisë, “pro” dhe “kundër” borxhit të ri, kurse para pak kohe u ndamë “pro” dhe “kundër” teleferikut të dytë në vendpushimin e skive Bansko. Njerëzit, të cilët interesohen për skitë alpine dhe e kanë vizituar Bullgarinë dimrin, me siguri e dinë se vendpushimi më modern i skive në Evropën Lindore radhitet afër vendpushimeve të tjera të njohura – mikpritësve të starteve të Kupës Botërore, të cilat janë vargu më prestigjioz i garave të sportit alpin. Në fund të javës në Bansko do të ketë tri starte të elitës së skive për femrat.
Mirëpo, kjo nuk është e vetmja gjë që mund të thuhet për Banskon, sidomos në Bullgari. Tashmë disa vite ka kundërshtime të ashpra midis ekologëve dhe adhuruesve të skive, sikurse dashuria ndaj natyrës dhe ajo ndaj sporteve të bardha janë në pole krejt të ndryshme. Tashmë 12 vjet zona e modernizuar për rrëshqitje me ski është si gjemb në sytë e ekologëve bullgarë për shkak të prerjes së pyllit, që të ndërtohen teleferikët dhe pistat e reja. Aktualisht molla e sherrit është ndërtimi i teleferikut të dytë nga qyteti deri në ski-zonën nën majën Todorka. Sipas koncesionerit, gondola që ekziston, nuk mund të pranojë numrin e madh të turistëve dhe turistët duhet të presin shumë kohë, gjë që, kuptohet, i nevrikos. Ndërkaq, mbrojtësit e natyrës në Pirin kanë frikë se përsëri do të ketë prerje të pemëve shekullore, duke na rikujtuar për ndërtimin pa masë në Bansko dhe në krahinat rreth qytetit pas modernizimit të zonës për rrëshqitje me ski. Ndërtimi në masë i hoteleve dhe i komplekseve me apartamente nuk mund të mos ju bëjë përshtypje dhe frika nga oreksi i ri i sipërmarrësve është e arsyeshme.
Por, si në çdo një kundërshtim, edhe të dyja palat e konfliktit e kanë të drejtën pjesërisht. Koncesioneri i zonës së skive me siguri nuk është sipërmarrësi më i përgjegjshëm dhe ne nuk mund të jemi të sigurt se ai do ta ndryshojë sjelljen e tij të deritanishme gjatë realizimit të projektit të ri investues mbi Bansko. Vendpushimi i skive u ndryshua shumë lehtë – në vendin e një teleferiku të vjetër dhe të dy pistave të skive, me ndihmën e disa mln eurosh, u ndërtuan 70 km pista të reja dhe u ndërtuan teleferikë modernë. Metamorfoza na bën një përshtypje të madhe, por edhe sot e kësaj dite mbetet dyshimi se si e gjithë kjo ndodhi kaq shpejt. Përveç kësaj krahas pistave dhe teleferikëve modernë filloi ndërtimi i madh nga ana e sipërmarrësve lakmitarë.
Debatet midis dy poleve rreth teleferikut të dytë në Bansko mbetet një problem i vogël në sfondin e çështjes së rëndësishme për zhvillimin afatgjatë të turizmit malor në Bullgari, çështje kjo që nuk shtrohet. Përgjigje nuk na japin as aksionet e protestuesve, as konferencat e Ministrisë së re të Turizmit. Vetëm investitori vazhdon të përsërisë se zhvillimi i zonës së skive u siguron punë vendasve dhe krijon vende të reja pune në përgjithësi, kurse ekologët na shpjegojnë dobitë e potencialit të pashterueshëm të turizmit alternativ. Mirëpo, asnjëherë askush nuk e mbrojti tezën se njëra gjë nuk e përjashton gjënë tjetër, siç është në shumë vende të tjera në botë.
Skandali në fjalë po vëzhgohet në një vend, që pretendon të jetë destinacion turistik evropian. Mirëpo, reklama e starteve për Kupën Botërore të Skive nuk është e mjaftueshme. Që të shndërrohet Bullgaria në një destinacion prestigjioz turistik duhet zbatuar dhe një sërë kushtesh të tjera – rrugë të sigurta, hotele komode me personal të këndshëm, shërbim i mirë, vizion afatgjatë i zhvillimit. E gjithë kjo mungon në Bansko dhe teleferiku i dytë magjik nuk do t’i mbushë vrimat në rrugë, nuk do ta zbutë tonin e kelnerit të vrenjtur, nuk do t’i ulë çmimet jashtëzakonisht të larta në vendpushim, çmime, të cilat dëbuan shumë turistë bullgarë. E kundërta – për shkaqet e njëjta mungesa e teleferikut të dytë nuk do t’i bëjë mbrojtësit e natyrës për t’u ndier mirëseardhur në Bansko.
Është një fakt i trishtuar se ky debat i pafund nuk çoi në një debat të gjerë në shoqëri, kushtuar së ardhmes si të rajoneve malore, ashtu dhe të bregdetit tonë. Është e sigurt vetëm se as Pirini është Alpet, as plazhet tona janë Mesdheu, megjithëse vendasit dhe ndërtuesit ëndërrojnë për fitimet e Kitzbühel dhe Nices. Që pasi sqarohet vizioni afatgjatë për të ardhmen e degës turistike në Bullgari, nuk do të ketë debate si ai për teleferikun e dytë në Bansko.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Ivan Obrejkov
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..