Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çdo një bullgar i tretë ka një të afërm ose një mik jashtë shtetit

БНР Новини
Foto: BGNES

Vetëm 15 për qind e bullgarëve kanë qëllim të largohen nga vendi për një kohë më të vazhdueshme dhe vetëm 1 për qind prej tyre duan të emigrojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e një sondazhi zyrtar, që u zhvillua në fillim të shkurtit nga agjencia sociologjike THC BBCC. Ai është me rekomandim të organizatës joqeveritare “Tuk-Tam”, e cila vendos kontakt midis bullgarëve me përvojë jashtë shtetit dhe punëdhënësve bullgarë. “U prish miti se të gjithë bullgarët duan të largohen nga vendi”, komenton para Radio Bullgarisë Mariella Vaçeva, një prej themeluesve të organizatës “Tuk-Tam”.

Sipas studimit afro 2 mln bashkatdhetarë banojnë përtej kufirit, kurse 3/4 prej tyre punojnë, ose mësojnë në kuadrin e BE-së. Gjermania, Anglia dhe Spanja janë tri prej shteteve më të preferuara, kurse SHBA-ja radhitet në vendin e katërt. Rreth 2/3 janë në moshë aktive – nga 25 deri më 44 vjeç. Doli se çdo një bullgar i tretë ka një të afërm ose mik jashtë shtetit. Mirëpo, ata vazhdojnë të komunikojnë në mënyrë aktive njëri tjetrin, duke përdorur mundësitë e teknologjive moderne. Skype është programi më i preferuar për komunikim, kurse çdo një bullgar i katërt lidhet me miqtë e tij nëpërmjet rrjeteve sociale. Bullgarët jashtë jo vetëm se komunikojnë më shpesh me të afërmit në atdhe, pot kthehen gjatë pushimeve dhe investojnë mjetet e fituara përtej kufirit në ekonominë bullgare.

“Rreth 70 për qind e bullgarëve kthehen të paktën një herë në vit, madje më shumë – thotë Zhoro Pençev nga “Tuk-Tam”. – 30 për qind prej tyre kthehen në atdhe pa një rast special. Kjo do të na tregojë se ata mbeten të lidhur fort me Bullgarinë, janë të angazhuar dhe duan të kontribuojnë për zhvillimin e saj, të votojnë, ndoshta të kthehen dhe të aplikojnë dituritë e tyre dhe të gjejnë vendin e vet këtu. Një përfundim shumë interesant është se shumica prej këtyre që do të niseshin për jashtë shtetit, duan të punojnë atje, gjë që gjithashtu na inkurajon dhe na jep arsye për të menduar se po veprojmë në drejtimin më të mirë. Kontributi ynë është i konsiderueshëm, duke u siguruar mundësi bullgarëve jashtë për ta zhvilluar karrierën e tyre jashtë Bullgarisë.”

Tashmë shtatë vite me radhë vullnetarët nga “Tuk-Tam” e organizojnë forumin “Karriera në Bullgari. Pse jo?”, gjatë të cilit vendosin kontakt midis njerëzve me arsim dhe përvojë jashtë shtetit dhe punëdhënësve bullgarë. Për shkak të interesit të madh, këtë vit ata do të organizojnë dy forume kushtuar karrierës jashtë shtetit – në Londër dhe në Frankfurt. “Punëdhënësit bullgarë do të shkojnë në vendet përkatëse, që të takohen me studentët bullgarë dhe t’i njohin me mundësitë e punës, që ata ofrojnë”, sqaron Mariella Vaçeva.

“Interesi i firmave ndaj këtyre ngjarjeve është mjaftë më i madh, sesa prisnim – shton Zhoro Pençev. – Kështu qe kjo iniciativë ka të ardhme dhe do të vazhdojmë ta zhvillojmë, ndoshta në më shumë lokacione, me më shumë firma. Është interesante se ka firma nga sektorë më të ndryshëm. Vitet e kaluara ishin kryesisht degat IT dhe HR, derisa tani edhe prodhimi, përfshi këtu dhe administratën, shfaqën interes për të ardhur dhe për ta paraqitur mundësitë e punës.”

Sipas Marçella Abrashevës, drejtoreshë regjionale nga THS BBCC, lëvizja më e madhe e shtetasve bullgarë nuk na jep shkas për të folur për emigracionin, por për krijimin e mundësive për globalizimin e komunitetit bullgar. “Kjo është një prej gjërave më të rëndësishme, të cilat ndodhën, pasi Bullgaria u bë anëtare e BE-së”, komenton ajo.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD