Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edhe një herë për emrat bullgarë

БНР Новини
Foto: BGNES

Stefana, Ivanka, Petrana ose Nikol, Zhaklin, Katrin? Georgi, Nikollaj, Hristo ose Dejvid, Antoan, Aleks? Pse vitet e fundit bullgarët filluan t’i japin fëmijëve të tyre emra të huaja, jo tipike për kulturën tonë, dhe ngandonjëherë emra që provokojnë ndjenjën e çudisë. Përgjigja përqendrohet në një fjalë të vetëm – modë. Është moderne, që e bija të mbajë emrin Deniz për shembull. Pavarësisht se sipas rregullës emrat e grave në gjuhën bullgare përfundojnë në zanoren “a” dhe se fëmija shpesh herë do të hyjë në situata të turpshme. Krahas kësaj shihet një tendencë të kundërt e lidhur me zbulimin e emrave të vjetra të lexuara në librat shkollorë të historisë.

Gjuhëtarët janë unanim, se pas disa vitesh do të jetë gjithnjë më e vështirë të dallojmë bullgarët nga emrat e tyre. Sot mjafton të hysh në ndonjë dhomë të klasës dhe do të mbetesh i habitur nga sasia e madhe e vajzave me emra si Viktorija, Aleksandra, Gabriella. Kohët e fundit janë tepër modern edhe emrat e shkurtra si Nia, Aja, Dea për vajzat, ose Nik, Deo, Aleks për djemtë. Dhe kur bëhet fjalë për emërimin e foshnjës së porsalindur bullgari është i prirë të pranojë çdo ide ekzotike. Si rezultat emra të tilla të bukura, karakteristike për kulturën bullgare si Jordan, Todor, Vasill, Atanas mbeten në plan të dytë. Megjithatë një lajm i mirë, është se kohët e fundit ka interes i forcuar ndaj rrënjëve tona historike. Si rezultat bullgarët filluan të emërtojnë fëmijët me emra të mbretërve bullgarë si Tervell, Kallojan, Krum, Presijan, Boris e kështu me radhë. Në modë dolën emrat e formuara nga dy emra si ata të pushtetarëve të mesjetës si Ivan-Asen, Ivan-Aleksandër, mësojmë nga profesoresha Anna Çoleve nga Instituti i Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Sipas saj tradita shekullore që të emërtojmë fëmijët me emrat e gjyshave dhe gjysheve është e përhapur edhe më sot. Mirëpo, ajo është në fuqi më tepër për djemtë e porsalindur. Dhe një përparësi në trashëgimin e emrave të tyre nga foshnjat kanë kryesisht vjehrra dhe vjehrri.

“Sot traditat nuk janë si ato në të kaluarën – thekson profesoresha Çoleva. – Të rinjtë gjithnjë e më rrallë lidhin martesë dhe nuk ndjejnë një detyrim të vazhdojnë traditat. Ata zgjedhin emrat, duke u udhëhequr nga moda. Dhe kjo është një tendencë karakteristike për mbarë botën. Duke i dhënë një emër sipas shembullit perëndimor, bullgari mendon, se fëmija e tij do të ketë prosperitet në jetë.”

Synimi i shumë njerëzve, që t’i sigurojnë foshnjës një emër kozmopolit, i cili do t’i ndihmojë të realizohet jashtë shtetit, provokoi transformime të qëndrueshme dhe të çuditshme të emrave bullgarë. Kështu për shembull Nikollina u transferua në Nikol, Stefanka – në Stefani, Ivanka – në Joana. Emrat tipikë më të përhapur bullgarë të grave janë Kalina, Raja, Elena, Desisllava. Mirëpo, prindërit kanë një qëndrim më konservator kur emërtojnë djemtë. Ata preferojnë emra si Ivan, Dimitër, Nikolla, Stefan, Georgi e kështu me radhë. “Që prej kohe besohej në forcën magjike të emrit, i cili jepej më në veçanti me karakter urimi. Ashtu është edhe në ditët tona” – është e bindur profesoresha Çolleva. Me këtë shpjegohet popullariteti i emrave të lidhura me përfytyrimet për bukuri si Rumjana ose me lulet dhe bimët si Javor, Jasen, Cvetelina. Ndoshta me këtë mund të shpjegohet, se Dita e Dafinave, kur ditë të emrit kanë të gjithë ata, që mbajnë emra të luleve dhe bimëve, është një nga festat më të respektuara dhe të dashura në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD