Kohët e fundit qyteti Haskovo doli nga anonimiteti duke zërë vendin e merituar në hartën turistike të Bullgarisë. Qyteti jugor dhe fshatrat fqinje të shpërndara në rrezet e malit Rodopa, janë plot objekte interesante dhe tërheqëse. Historia mijëvjeçare e kësaj krahine të Bullgarisë është në thelbin e një sërë itineraresh. Duke ardhur këtu turisti bredh nëpër gjurmët e trakëve të lashtë, kthehet në Mesjetë, kur ato rajone kodrinore ishin pjesë e Shtetit të Parë Bullgar. Udhëtari mbetet i magjepsur nga atmosfera e ruajtur e vendbanimeve të bukura të krahinës.
Pikënisja e itinerareve në rajon është vet qyteti Haskovo, i njohur më tepër si Qyteti i Hyjlindëses. Statuja vigane e Nënës së Zotit si një mbrojtëse ngre shtat krenar mbi qytetin. Figura e Shën Mërisë me birin në gjinj u ngrit në vitin 2003 në kodrinën Jamaça. Me gjatësinë e saj nga 33 metra ajo kujton statujën e Jisu Krishtit në Rio de Zhanejro. Banorët vendas krenohen jo vetëm me statujën e bukur, e cila shihet nga të gjitha këndet e qytetit Haskovo, por edhe me faktin, se ky është monumenti më i lartë i Hyjlindëses në mbarë botën. Një dëshmi për këtë është fakti, se para nja 10 vitesh skulptura madhështore u përfshi në Librin e Rekordeve të Ginesit. Skulptura ngrihet mbi një kishë e vogël i kushtuar Shën Mërisë. Besohet, se lutjet që bëhen këtu dëgjohen, gjë për të cilën dëshmojnë falënderimet e regjistruara në librin e kishës. “Simboli nuk u zgjodh rastësisht – shpjegon Krasimir Pilev, drejtor i Qendrës Turistike të Informacionit dhe shton:
“Në rajonin e qytetit Haskovo gjithnjë ka qenë një kult i veçantë, një respekt i theksuar ndaj Nënës së Zotit, gjë për të cilën dëshmojnë një sërë artefaktesh. Të gjitha ato mund të shihen në Muzeun Rajonal Historik. Përveç kësaj që nga koha më e lashtë Lindja e Hyjlindëses respektohej si një nga festat më të mëdha. Ja përse edhe 8 shtatori, kur bie kjo festë kishtare, është shpallur Ditë e qytetit Haskovo. Dhe kjo është një nga arsyet, për të cilat në qytet u ngrit këtë monument.”
Para dy vitesh banorët e qytetit mblodhën mjete, që të ndërtojnë pranë monumentit madhështor të Nënës së Zotit një kambanore. Kështu pranë statujës së Hyjlindëses ngriti shtat një strukturë me lartësi 30 metra me tetë kambana përbrenda, pesha e të cilave është pothuajse një tonë. Çdo mesditë ushtima e tyre dëgjohet edhe në lagjet më të largëta të qytetit. Kambanorja konsiderohet se është njëra prej më të lartat në Ballkan. Nga kati i fundit para syve hapet një pamje të mrekullueshme te rajoni përreth qytetit Haskovo.
Duket, se banorët e këtij qyteti bullgar janë admirues të rekordeve. Afër monumentit më të lartë të Hyjlindëses në botë dhe në një afërsi të drejtpërdrejt të njërës prej kambanoreve më të larta në Gadishullin Ballkanik, ata ngritën edhe shtizën më të lartë në të cilën valëvitet flamuri kombëtar i Bullgarisë. Lartësia e shtizës prej metali është 32 metra, ndërsa përmasat e flamurit janë të mëdha 6 nga 9 metra. Kështu flamuri bullgar shihet nga larg duke u kthyer në një simbol të krenarisë kombëtare të banorëve të qytetit. Edhe një rekord tjetër lavdëroi qytetin vitet e fundit:
“Haskovo është një qytet tërheqës. Më pëlqen të them, se reklama më e mirë e qytetit janë njerëzit, të cilët tashmë e kanë vizituar. Mikpritja e banorëve, që karakterizohet me përzemërsinë e rajoneve jugore, i bënë përshtypje secilit që vij këtu. Qyteti dallohet me pastërtinë dhe me gjelbërimin. Dhe nuk kishte asgjë e çuditshme, se në vitin 2011 ai u shpall qyteti më i gjelbër i Bullgarisë” – tregon zoti Pilev dhe shton, se për këtë dallim një meritë ka edhe parku Jamaça – më i madhi në këtë pjesë të vendit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..