Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“KonsuMendo” – itinerare arsimore për konsumim të menduar

БНР Новини
Një projekt kushtuar lidhjes mes rinisë, natyrës dhe komunitetit vendas
Foto: fondacioni “Ekocentrik”

Pse konsumimi u kthye në një vlerë, ndërsa “shoping terapia” në një ilaç për shpirtin? Sa paguan natyra për kënaqjen e lakmisë njerëzore? Me pyetje të tilla fondacioni “Ekocentrik” do të provokojë bullgarët e rinj të mendojnë për konsumimin e menduar mirë dhe do ta motivojë të sillen me përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe ambientit, kështu që nga egocentrikë të bëhen ekocentrikë. Për këtë qëllim ekipi hartoi një projekt me emrin “KonsuMendo” orientuar te nxënësit e klasës së 8 deri në të të 12-të. Ideja për këtë projekt vjen nga Gjermania, ku ai aplikohet me sukses tashmë 12 vjet. Ai financohet nga Fondacioni Gjerman për Ambientin Rrethues. Në fillim ai do të aplikohet në shkollat e qyteteve më të mëdha të Bullgarisë Perëndimore si Sofja, Vraça, Lloveç, Pllovdiv, Bllagoevgrad, Pazarxhik. Trajnimet do të zhvillohen në të hapur nën formën e shëtitjeve në qytet. Temat, që do të trajtohen janë ushqimi, veshjet, kozmetika, transporti, pajisjet elektronike.

“Turi i qytetit do të përfshijë disa stacione. Ai do t’i përngjajë turit të njohjes së kurioziteteve të qytetit. Mirëpo, vëmendja do të përqendrohet mbi temat e programit arsimor të konsumimit – shpjegon Hristina Bançeva, drejtoreshë e fondacionit. – Për shembull do të ketë një stacion në dyqanin për kafe. Tjetra – në dyqanin për çokolate. Stacione do të ketë edhe në dyqanet për veshje, për celulare dhe për elektronikë. Në kuadrin e turit do të organizohen loja të ndryshme. Për shembull të rinjtë do të njihen me përmbajtjen e produkteve ushqimore. Qëllimi është, që ata të njihen me mbarë ciklin e prodhimit dhe të mënyrës së arritjes së një produkti te konsumatori. Krahas kësaj dëshirojmë, që konsumatorët të fillojnë të mendojnë nga ku vijnë mallrat, të cilët shfrytëzojnë. Për shembull pambuku rritet në një rajon të caktuar, tekstilet prej tij prodhohen në ndonjë vend tjetër, ndërsa veshja e punuar prej këtij tekstili në ndonjë vend të tretë. Kështu përderisa ajo do të arrijë te konsumatori kalon mijëra kilometra, prandaj prodhimi vendas duhet të preferohet, sepse ai ndihmon për ruajtjen e ambientit rrethues.”

Turet parashikohen të organizohen në fund të qershorit dhe ciceronë do të jenë vullnetarë të përgatitur paraprakisht. Ata do të jenë të rinj në moshë deri në 35 vjet, të cilët janë të preokupuar nga idetë për zhvillim të qëndrueshëm dhe ekologjik. Nga ana e vet ata do të kenë mundësi të përfshihen në takimet onlajn me vullnetarë nga Gjermania. Gjatë këtyre lidhjeve do të diskutohen problemet e arsimimit të konsumatorit. Së bashku të rinjtë do të hartojnë një plan të përbashkët për konsumim të menduar mirë në Evropë. Gjatë muajit mars si pjesë e fushatës “KonsuMendo” do të startojë edhe një konkurs shkollor:

“Konkursi është për nxënës të shkollave të mesme, të cilët vet do të kërkojnë temat e programit arsimor të konsumatorëve, e pikërisht – veshje, çokolate dhe pajisje elektronike. Jemi të mendimit, se ato janë produktet e shfrytëzuara më gjerësisht nga të rinjtë – tregon zonja Bançeva. – Në kuadrin e kërkimit, nxënësit duhet të njihen me ciklin e prodhimit të produkteve, që shfrytëzojnë. Vet ata duhet të zbulojnë efektet e prodhimit të tyre dhe ndikimin e shfrytëzimit të tyre mbi ambientin rrethues dhe shoqërinë. Pas kësaj nxënësit duhet të punojnë një tabelë të informacionit për shkollën e tyre mbi bazë të rezultateve të arritura. Në përfundim të konkursit ata duhet të bëjnë një reklamë ekologjike, me të cilën të tërheqin vëmendjen e moshatarëve të tyre mbi produkte ekologjike.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD