Nga dita e premte deri në ditën e diel në qendrën dimërore Bansko do të mbahen 3 startet e “Kupës Botërore në Skijim te femrat”. 52 skitare, ndër të cilat shtatë kampione olimpike, nga një total prej 20 vendeve, do të konkurrohen në garën ndërkombëtare. Skitaret do të garojnë në një shteg skijimi prej 3 kilometrash që ndodhet nën majën “Todorka”. Në Bankso do të mbërrijnë disa nga yjet në skijim – Anna Fenninger (Austri), Tina Maze (Slloveni), Lidsey Vonn (SHBA),Viktoria Rebensburg (Gjermani) etj. Interesi për garat është i madh – ka mundësi të madhe që kampionia e sivjetshme e Kupës Botërore të përcaktohet pikërisht në Bansko. Tri javë para fundit të sezonit në krye të klasifikimit të përgjithshëm është sllovenia Tina Maze me përparësi minimale para kampiones së dyfishtë nga gara në SHBA, austriakes Anna Fenninger.
Për të pestën herë në qendrën më moderne të skijimit në vend Bankso starton vargu më prestigjioz i garave në dispolinat alpine. Mirëpo, për herë të parë Bullgaria u dallua si destinacion i sportit të skive në vitin e largët 1981 me qendrën tjetër dimërore Borovec. Atëherë e gjithë Bullgaria priste me padurim garën e skitarit të vetëm bullgar të nivelit botëror në disiplinat alpine Petër Popangellov. Sot Bullgaria nuk gëzon skitarë të rangut të tij, por gjithsesi sporti i skive është i popullarizuar mes bullgarëve dhe publiku bullgar pret garat me padurim. Stadiumi i finales grumbullon 5 mijë shikues. Po ashtu është ndërtuar një zonë zbavitëse për turistët bullgarë dhe të huaj në Bansko. Tradicionalisht para startit të Kupës Botërore gazetarët ftohen në një ekspozitë të gatimeve karakteristike për qytetin Bansko. Aktiviteti tjetër që do të organizohet është Edicioni i Parë i Festivalit të Filmit “Snow Cinema” për sportin e skive dhe të snowboard-it.
Më se 300 gazetarë të akredituar nga mbarë bota do të transmetojnë Kupën Botërore në Skijim te femrat. 28 televizione do t’i transmetojnë drejtpërdrejt startet në Amerikën Veriore, Evropë, Afrikë dhe Azi. “Për marketing më të mirë të turizmit dimëror në Bullgari, s’mund të ëndërrojmë”, tha Ministri i Sportit, Krasen Kralev. Që të mbahet Kupa Botërore në Bankso, “fajin” e ka Marc Girardelli, kampion i pesëfishtë i kësaj kategorie. Prej vitesh ai është qytetar nderi i Banskos dhe është njëri nga skitarët më aktivë në popullarizimin e “sportit të bardhë” jashtë qendrave të njohura të skijimit në Alpe. “E ardhmja e sportit të skive është në Evropën Lindore, bile në Azi”, tha Marc Girardelli, dukë shtuar: “Në vendet alpine si Franca, Zvicra dhe Austria sporti i bardhë e ka arritur kulmin e vet. Jam i mendimit se sporti i skive duhet të orientohet te Lindja ku ka shumë fansa dhe potencial të madh. Njerëzit këtu janë të etur për gara të nivelit sa më të lartë siç janë startet e Kupës Botërore. Bullgaria, në veçanti Banskoja është mikpritësja perfekte e sportit të skive.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo..