Në fund të vitit të kaluar muzikantët e rokut nga “Fondacioni” patën një sërë koncertesh në SHBA dhe Kanada, ku fansat bullgarë mbetën të kënaqur. Brenda një muaji muzikantët Ivan Leçev, Kirill Mariçkov, Sllavço Nikollov, Dоni dhe Venko Poromanski vizituan po thuaj se të gjitha shtetet amerikane për të kënduar hitet më të mëdha të grupeve “Shturcite”, “FSB”, “B.T.R”, “Doni i Momçill”.
Turi i “Fondacionit” në Evropë do të fillojë me një koncert në Paris më 6 mars. Brenda tre muajve muzikantët do të koncertojnë në 19 qytete – në Madrid (8.05), Bruksel (7.03), Luksemburg (8.03), Londër (20.03), Budapest, Vjenë (21.02), Munih (28.03), Zyrih (29.03), Milano (27.03). Grupi do të takohet me publikun bullgar nga Hamburgu, Berlini, Frankfurti. Amsterdami, Praga, Stokholmi, Qiproja, Izraeli etj.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..