Filmi i ri shqiptar “Bota”, një prodhim shqiptar, italian dhe kosovar, po bën xhiron e vet të botës. Ai sapo u prezantua edhe në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Sofjes. Posaçërisht për premierën në Bullgari mbërritën bashkëregjisorët e tij, Iris Elezi dhe Thomas Logoreci.
“Bota” është emri i një lokali të vendosur në një nga fshatrat e ish-të internuarëve politikë. Në këtë vend të shkretë, tre të rinj “humbasin rrugën” deri sa e rigjejnë atë, si dhe vetën e tyre. “Bota” është një metaforë jo vetëm për Shqipërinë bashkëkohore, sepse çdo spektator kudo që është në botë, mund të identifikohet lehtë me personazhet e filmit. Përqendrimi është tek njeriu i thjeshtë, i cili fillimisht i izoluar, në emër të së vërtetës dhe të ëndrrave guxon të niset në rrugën e vështirë të kërkim të vetes dhe të një bote më të mirë.
Posaçërisht për Radio Bullgarinë regjisorja Iris Elezi tregoi për filmin “Bota”, për referencat kinematografike apo ato letrare nga veprat e Kadaresë, dhe si bota shqiptare vjen te publiku i huaj. Znj. Elezi foli për çështjet e kinemasë bashkëkohore, si edhe për Projektin e Kinemasë Shqiptare, një iniciativë për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kinematografike shqiptare. Intervista iu kushtua temave si figura e gruas, mesazhet në kinemanë moderne shqiptare dhe ballkanike, vlerat dhe anti-vlerat në botën e sotme, dhe për filmin “Bota” si një poemë dashurie për Shqipërinë...
“Bota” është vlerësuar me disa çmime prestigjioze ndërkombëtare, shpresojmë se do të fitojë edhe atë të Garës Ballkanike të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Sofjes.
Fotografitë janë ofruar nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..