Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zllatina Ruseva: “Kësaj bote i mungon drita, prandaj dua të krijojë kinema për gjërat pozitive në jetë”

БНР Новини
Foto: festivalmillenium.org

“Një prej ngjarjeve më të pritura në kuadrin e Sofia Film Fest është Panorama “Milenium”, e cila paraqet më të mirën e forumit me të njëjtin emër për kinemanë e pavarur dokumentare në Bruksel. “Milenium” është festivali i vetëm kinematografik botëror, kushtuar qëllimeve kryesore të mijëvjeçarit të ri, të miratuara nga shtetet-anëtare të OKB-së gjatë vitit 2000. Ndër ta janë likuidimi i varfërisë, inkurajimi i zhvillimit të njeriut dhe i zhvillimit social në përgjithësi, ruajtja e resurseve natyrore. Themeluesit dhe organizatorët e këtij forumi janë Zllatina Ruseva – një autor i njohur filmash dokumentarë dhe Ljubomir Georgiev – producent. Nga 20 deri më 28 mars do të zhvillohet edicioni i shtatë i “Milenium” në Bruksel. Përveç programit dokumentar dhe ngjarjeve tradicionale WEB DOC MEETINGS, kushtuar medieve të reja digjitale, sivjet festivali do të jetë mikpritës i Kongresit të parë Futurist, në të cilin bashkë me specialistë të shquar, do të shqyrtohen sfidat e mëdha të së nesërmes. Programi krahasues përfshin dhe një seri konferencash “World Wide Web: Ana e errët dhe revolucioni digjital”, “Njeriu dhe shumëllojshmëria biologjike: Kronika e një plasjeje të parashikuar” etj. Si zakonisht, filmat, të cilët i ofron forumi, janë mbi 800. Kjo do të thotë një përgatitje të madhe paraprake dhe një punë aktive të jurisë dhe të specialistëve.

“Për mua jeta është një betejë – thotë Zllatina Ruseva. – Dikur nëna ime më bindte të kthehesha në Bullgari me fjalët: “Këtu kemi gjithçka, ku paske nisur!” Por për mua ishte interesante të udhëtoja, të takohesha me njerëzit, të zbuloja gjëra të reja. “Milenium” na dha këtë. Institucionet në Belgjikë e presin festivalin me padurim – një shenjë e sigurt se në kryeqytetin e Evropës ai gjithashtu është një vend takimi. Nga ana tjetër “Milenium” më siguron lidhjen me Bullgarinë. Ne bashkë me bashkëshortin tim ndihemi qytetarë të botës, por pikënisja jonë gjithmonë është Bullgaria. Shumica e miqve tanë janë këtu, këtu është toka jonë. Por e di se shumë prej dhimbjeve të popullit bullgar ne nuk i kemi ndier.”

Bashkatdhetarët tanë organizojnë dhe një Festival të Kulturës Bullgare në Bruksel. “Ai lindi disi me shaka, për shkak të kontakteve miqësore dhe dëshirës për ta deklaruar vendin e vet në hapësirën e madhe kulturore të kryeqytetit evropian. Gradualisht idetë tona u zgjeruan, tani jemi duke përgatitur edicionin e pestë – tregon zonja Ruseva. – Festivali luajti një rol shumë pozitiv. Në fillim publiku nisej pas shfaqjeve. Gjatë 1-2 viteve të fundit ngjarjet u bënë shkas të flasim pas kësaj, të pimë nja një gotë verë bullgare. Festivali na jep sedër se jemi një popull me histori, me arritje në fushën e kulturës. Unë vetë u njoha me bullgarë, të cilët jetojnë në Belgjikë dhe të cilët nuk i njohja para kësaj. Ata më thonë se vijnë në Bullgari, e shfrytëzojnë kohën e lirë për të afërmit e tyre dhe pothuaj nuk kanë mundësi të vizitojnë shfaqje teatrale, të informohen për të rejat në letërsi. Kjo është një prej detyrave tona – të kemi lidhje me jetën kulturore në Bullgari. U kushtojmë një vëmendje të madhe fëmijëve, të cilët rriten në një mjedis shumëgjuhësh. Ata duhet ta njohin kulturën bullgare dhe të identifikohen me të. Për ta organizuam disa ngjarje dhe pash padurimin e tyre. Sivjet tema fëmijërore do të jetë ndër theksat e festivalit.”

Zllatina Ruseva është autore e shumë filmash, është mbajtëse e shumë çmimeve prestigjioze për krijimtarinë e saj. Në cilin drejtim ajo shikon si krijuese?

“Desha të krijoj një kinema për gjërat pozitive në jetë. Kam ide dhe jam duke menduar mbi një film të ri – për njerëzit, të cilët arrijnë të gjejnë kuptim në jetë. Kësaj bote i mungon drita dhe shembulli pozitiv. Duke parë qindra filmat e bukur, unë mendoja për atë që i shtyn krijuesit e tyre. Siç duket, që të krijosh, duhet të kesh mesazhe.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD