Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përkrahës kërkojnë përsëri Simeon të II në politikë – pse?

БНР Новини
Foto: BGNES

Në momentin e “manovrimeve” të çuditshme në parlament për kalimin e vendimeve me “shumicë lundruese” dhe të zëvendësimeve të para në kabinetin e dytë “Borisov”, një komitet nismëtar prej afro 100 politikanëve bullgarë, aktivistëve shoqërorë dhe sportistëve bëri një thirrje për “shqyrtimin objektiv të mundësive për kontributin e ardhshëm të mbretit Simeon të II në zhvillimin e Bullgarisë bashkëkohore”. Apeli u konsiderua si tentativë për kthimin e Simeonit në jetën politike, prej së cilës ai doli dhe ku ishte “mbreti-kryeministër” në vitet 2001-2005 dhe partner i koalicionit tripartiak të PSB, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (LDL) dhe Lëvizjes Kombëtare për Stabilitet dhe Zhvillim (LKSZH).

Para disa vitesh përsëri kishte thirrje të intelektualëve për rikthimin e Simeon Sakskoburgotës në politikën bullgare, thirrje e cila tërhoqi vëmendjen e opinionit publik. Tani, shtatë ditë pas apelit për kthimin e tij në jetën politikë, nuk ka po thuaj se reagime. Dëshira e intelektualëve nuk gjeti jehonë në radhët e forcave politike, as në radhët e forcës politike e cila para vitesh e ngriti në apogjeun e tij si “mbreti-kryeministër”. Lëvizja Kombëtare për Stabilitet dhe Zhvillim ruajti abreviaturën e mëparshme të Lëvizjes Kombëtare Simeon të Dytë ndoshta që të mbahet mend lidhja e saj me patronin e dikurshëm. Para disa ditësh Kryetarja e LKSZH Antonija Përvanova uroi me rastin e ditëlindjes bashkëshorten e Simeon Sakskoburgotës – mbretëreshën Margarita, duke e quajtur Madhëri, por ajo ende nuk është shprehur në lidhje me ringjalljen politike të Simeonit. A janë të vërteta thëniet, se Lëvizja mund të shpërndahet, sepse nuk ka zbatuar misionin e vet? Por në qoftë se nuk e ka zbatuar misionin dhe dëshiron të largohet nga jeta politike, pse atëherë në të të mbetet patroni i saj Siemon, të mbetet me vendim të qeverisë dhe të parlamentit, siç e kërkojnë anëtarët e komitetit nismëtar?

Idetë e tyre janë kontradiktore dhe të paqarta. Njeri prej tyre deklaroi, se Bullgaria është bërë anëtare e BE dhe NATO-së në saj të Sakskoburgotës. E vërteta objektive historike është, se aderimi në BE dhe në NATO ishte përgatitur nga një varg qeverish bullgare dhe bile Sakskoburgota të kishte dashur të ndalojë procesin, nuk do të arrinte për shkak të marrëveshjeve të arritura nga paraardhësit e tij. Një anëtar tjetër i komitetit nismëtar komentoi, se në qoftë se qeveria dhe parlamenti e ngarkojnë Simeon Sakskoburgotën me mision të posaçëm, ai shumë më lehtë me bisedime joformale mund të hapë shumë dyer për aderimin e Bullgarisë në hapësirën Shengen, se sa të gjithë ministrat. Sikur aderimi në hapësirën Shengen është çështje e joshjes personale dhe jo e zbatimit të kritereve dhe kushteve politike...

Militantët për ringjalljen politike të Sakskoburgotës propozojnë gjithashtu që ai të ushtrojë funksione specifike politike dhe diplomatike nëpërmjet institucionit të quajtur “Kurora bullgare”. Propozimi i fundit përfshin jo vetëm një absurd juridik, por edhe element të mospërfilljes ndaj rendit kushtetues të Bullgarisë si republikë parlamentare dhe jo  monarki. Një përkrahës tjetër për kthimin e Simeonit në jetën politike demonstroi një qëndrim nënvlerësues ndaj të gjithë politikanëve, duke e krahasuar me “Mercedesin”, i cili nuk është i përshtatshëm për “baltën” e politikës bullgare. Nuk i shkon një politikani, të nxjerrë nga politika, të përkufizojë si “baltë” njerëzit që në bazë të zgjedhjeve të përgjithshme, jo në bazë të rekomandimeve të simpatizantëve, veprojnë sot në skenën politike. Në thirrjen për ringjalljen politike të Siemonit ka edhe përkrahës të tillë, të cilët nuk kanë vënë firmat e tyre në këtë dokument.

Çudirat rreth kazusit janë shumë që të kërkojmë shpjegim ose përgjigje racionale. Në këtë nuk ka asgjë të re apo të rrezikshme – bullgari prej kohe është mësuar të shtrojë pyetjet – “kush”, “çfarë” dhe “pse” , për të cilat nuk gjen apo nuk merr përgjigje.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...

botuar më 24-08-31 10.40.PD

Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend

Kabineti i dytë zyrtar, i kryesuar nga Dimitër Gllavçev, u betua para Kuvendit Popullor. Detyra kryesore e ekipit të ministrave në detyrë do të jetë sërish mbajtja e zgjedhjeve të ndershme, me votimin e radhës të parakohshëm parlamentar të planifikuar..

botuar më 24-08-29 7.15.PD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Presidenti ka nxjerrë një dekret për emërimin e një kabineti të ri

Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev . Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në..

botuar më 24-08-27 9.07.PD