Pasi kaloi shoku i parë i ferrit të dëborës në malin Rodope erdhi koha për të shtruar pyetjet e rëndësishme. Si është e mundur një shtet evropian i cili pretendon të zhvillojë teknologjitë moderne të mos jetë në gjendje të përballojë problemet me reshjet disaditore të dëborës? Bora mbuloj një rajon malor, i cili duhej të ishte i përgatitur për një dukuri të tillë meteorologjike gjatë dimrit. Si është e mundur një kompani energjetike e rangut më të lartë, siç është pa dyshim ajo austriake EVN, të duket e pafuqishme në situatën e përçuesve të shkëputur nga dëbora? Si është e mundur në shekullin e XXI rryma elektrike në fshatrat rodopëse të arrijë tek abonentët përmes kabllove të kapur mbi shtylla të drunjta të kalbura prej kohe, në vend që të kalojnë nën tokë siç kërkojnë standardet moderne? Shkaku është i qartë – mungon çdo lloj veprimtarie preventive, pjesë prej së cilës është ndërrimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike i cili është i amortizuar moralisht dhe teknikisht.
Mbi 200 km prej rrjetit elektrik u prish për shkak të trashësisë së dëborës. Sipas ekspertëve energjetikë, Operatori energjetik duhet të investojë në rivendosjen e sistemit së paku 40 mln euro me aktiv prej 1 mlrd euro, duke pasur parasysh se gjatë dy vjetëve të fundit nuk është parashikuar asnjë levë për riparimin e rrjetit. Ndërsa Kryetarja e Rregullatorit Energjetik Svetlla Todorova deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare, se edhe shoqëritë private të shpërndarjes së energjisë elektrike duhet të investojnë në këtë rrjet, pavarësisht a ka fatkeqësi apo jo. Ajo nuk përjashtoi mundësinë, që shoqëritë private energjetike të kërkojnë rritjen e radhës të çmimeve të korrentit nga muaji korrik pikërisht me këtë argument. Por pse që tani? Pse edhe në këtë fushë pas privatizimit kontrolli nuk ishte efektiv? Valle, shoqëritë private energjetike a nuk e kanë analizuar gjendjen e rrjetit të tyre dhe a nuk kanë menduar të rinovojnë? Dhe në qoftë se është kështu, pse organet kontrolluese nuk i kanë sanksionuar? Investimet në këtë sektor gjatë viteve të fundit janë ulur sistematikisht me një qëllim të vetëm: të ruhet në mënyrë artificiale çmimi i ulët i rrymës eklektike në vendin më të varfër të BE, ku tregu energjetik vazhdon të jetë i rregulluar, me gjithë politikën e BE. Java e kaluar tregoi qartë, se në fund të fundit të prekur janë njerëzit e zakonshëm, të cilët me siguri me çmimin e rritur të energjisë elektrike do të mbulojnë edhe faturat për dëmet e shkaktuara nga dëbora.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..