Një e pesta e popullsisë bullgare është në rrezik varfërie. Çdo i dhjeti bullgar është rrezikuar me varfëri të skajshme. Këtë e tregon raporti i Institutit të Ekonomisë së Tregut. Një fakt tjetër shqetësues është se mbi grupin më të cenueshëm të shoqërisë, pra mbi të papunët nuk ndikojnë ndryshimet ekonomike. Çdo i dyti i papunë gjendet para rrezikut të varfërisë. Pjesë të madhe përbëjnë dhe po ashtu pensionistët të cilët janë në pragun e mbijetesës.
Analizatorët kanë konstatuar dallime të mëdha midis burrave dhe grave në këtë grup. Rreziqet për gratë janë më të mëdha dhe problemi me kalimin e moshës thellohet. Shkaqet kanë të bëjnë me gjatësinë e ndryshme të jetës, dhe me sistemin e pensioneve në përgjithësi. 335 mijë fëmijë nën moshën 18 vjeçare e kanë problemin e mbijetesës. Një pjesë prej tyre jetojnë vetëm me njërin nga prindërit ose në familje me shumë fëmijë, më së shpeshti nga minoritetet. Dy e treta e familjeve me 3 apo më shumë fëmijë janë në rrezik varfërie, ndërsa gjysma jeton në varfëri të skajshme. Nivelet e varfërisë dallohen sipas rajoneve të vendit. P.sh., nëse në Sofje kemi 7 për qind varfëri, atëherë në qytetet Vidin, Sliven dhe Pazarxhik flasim për 40 për qind. I ndryshëm është po ashtu profili i varfërisë, i cili provokon faktorë si punësim, arsim dhe grupe të minoriteteve. Ekspertët janë kategorikë se nuk mund të ndiqet politikë e centralizuar për përballimin e varfërisë, pasi ndryshojnë problemet dhe faktorët. Për sa i përket grupit të të papunëve, masat duhet t’u drejtohen arsimit dhe punësimit të tyre, komentojnë ekspertët.
“Theksi duhet të vihet mbi reduktimin e njerëzve me arsim tetëvjeçar – mendon z. Petër Ginev nga Instituti i Ekonomisë së Tregut. – Të dhënat qartësisht tregojnë se ky grup nuk arrin të realizohet në tregun e punës dhe përkatësisht bie në varfëri. Me rëndësi është që aftësitë që fitohen në shkollë të përdoren në tregun e punës. Përveç kësaj politika duhet t’i orientohet hapjes së vendeve të reja të punës. Po t’i shumëzojmë pagat me dy, kjo do të zgjidhë në shkallë të madhe problemin me të punësuarit të varfër. Por mbi grupin e varfërisë së skajshme dhe të të papunëve nuk do të ketë ndikim. Është mirë të flasim jo vetëm për politikën e të ardhurave, por dhe për politikën e punësimit.”
Z. Javor Aleksiev nga Instituti i Ekonomisë së Tregut komenton se rritja e ndihmave sociale gjatë vitit 2009 nuk e ka stimuluar procesin e kërkimit të punës, përkundrazi.
“Po t’i krahasojmë dy burimet e të ardhurave, del se falë ushtrimit të punës merret 18 për qind më shumë para se në vend të marrësh ndihma sociale, sqaron ekonomisti Aleksiev. – Në Bullgari kjo dukuri çon në reduktimin e shprehive të punës te njeriu, sidomos sot kur kërkesat e punëdhënësve ndryshojnë herë pas here.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..
Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..