Bashkimi Evropian e shpalli 2015-ën Vitin Evropian të Zhvillimit dhe Luftimit të Varfërisë. Bullgaria gjithashtu u bë pjesë e kësaj nisme. Ministri Bullgar i Punëve të Jashtme, Daniell Mitov i uroi Bullgarisë që të aktivizojë bashkëpunimin rajonal gjatë 2015-ës. Këtë ministri e bëri në kuadër të konferencës në Sofje kushtuar Vitit Evropian të Zhvillimit. Në konferencë me anë të videos mori pjesë po ashtu Komisionerja e BE-së nga Bullgaria, Kristalina Georgieva. Kjo e fundit vuri në dukje se gjysma e financimit të vendeve ekonomikisht të zhvilluara buron nga BE-ja.
Nga Instituti i Diplomacisë të MPJ-së sqarojnë se politika e zhvillimit në thelb është instrument i politikës së jashtme të BE-së dhe të Bullgarisë, e cila politikë lidhet me solidaritetin. Mirëpo, deri tani shoqëria bullgare nuk është treguar e gatshme për ndarjen e kësaj vlere mbarevropiane. Sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit bullgarët zënë vendin e fundit për nga përkrahja e politikës së zhvillimit të BE-së. Sondazhi po ashtu tregon se bullgarët nuk e besojnë se personaliteti i veçantë ka rol në përballimin e problemeve në vendet e ndryshme.
“I kemi vënë qëllim vetes që deri në fund të vitit ta ndryshojmë pak a shumë opinionin e bullgarëve në këtë lidhje – thotë znj. Tanja Mihajllova, drejtoreshe e Institutit të Diplomacisë. – Vite të tëra Bullgaria merrte ndihmë evropiane si vend i prapambetur dhe është normale që sot kur jemi anëtar i BE-së të përkrahim vendet ekonomikisht më të dobëta. Pra, nuk duhet të mendojmë vetëm për problemet e brendshme, por të përpiqemi të kontribuojmë në zgjidhjen e problemeve të vendeve fqinje dhe më të largëta. Për mendimin tim solidariteti edukohet, ja pse punojmë kryesisht me nxënësit dhe studentët dhe jo me njerëzit të cilët e kanë formuar karakterin e tyre dhe mendojnë se asgjë s’mund të ndryshojë. Organizatat joqeveritare janë partnerët tanë kryesorë. Pikërisht atyre u përket ideja për përpilimin e Planit Kombëtar të Zhvillimit. Prej vitesh Instituti i Diplomacisë punon mbi një projekt. I japim asistencë Afganistanit në ndërtimin e kapacitetit administrativ. Kemi vërejtur se diplomatët afganë e respektojnë shumë Bullgarinë. Megjithë vështirësitë që kemi në vend duhet të përpiqemi t’i ndihmojmë vendet më të varfra. Sigurisht që kjo do të ketë efekt mbi autoritetin dhe besimin ndaj Bullgarisë.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov dha një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ku deklaroi: "Mesazhi im për qytetarët shqiptarë është se Bullgaria dhe populli bullgar janë një aleat dhe mik i besueshëm për ju." Ne jemi të gatshëm të..
Një rrugë e re për Bashkimin Evropian u përvijua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj vjetor për gjendjen e Bashkimit para eurodeputetëve në Strasburg disa ditë më parë. Shkurt, baza e kësaj rruge të re..
Bullgaria është ndër vendet që pritet të bllokojnë shumicën e propozimeve të Komisionit Evropian për sanksione kundër Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës, shkruan "Politico". Kjo pritet të ndodhë më 17 shtator, gjatë një takimi në..
Rumania rinegocion me BE-në Planin e saj Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri Komisioni Evropian miratoi variantin e ri të Planit Kombëtar..