Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këmbim i forcuar mbi çështjet e sigurimit midis Bullgarisë dhe shteteve përtej oqeanit

Rumjana Bëçvarova
Foto: BGNES

Pasi javën e parë të muajit mars drejtori i FBI Xhejms Komi e vizitoi Bullgarinë, kurse më vonë Kryeministrja Meglena Kuneva bëri një vizitë në SHBA, bisedime në Uashington zhvilloi edhe Ministrja e Punëve të Brendshme e Bullgarisë Rumjana Bëçvarova. Vizita e parë përtej kufirit e Rumjana Bëçvarovës si ministre e brendshme justifikoi një prognozë të Radio Bullgarisë në fillim të marsit, se priten zhvillime të reja në lidhjet dypalëshe të sigurimit.

Megjithëse Bëçvarova është ministre vetëm nga disa ditë, ajo u prit nga disa figura kyçe si Sekretari amerikan i Sigurisë së Brendshme Xhej Xhonsën, nga akuzuesi kryesor federal Lesli Kolduel, nga ndihmës sekretari shtetëror i Zyrës së Sigurisë Diplomatike Gregëri Star, nga ndihmës sekretarja për Evropën dhe Euroazinë Viktoria Njuland, nga koordinatorja i Departamentit Shtetëror të Çështjeve të kundërterrorizmit Tina Kajdanau. Padyshim bashkëpunimi në fushën e sigurisë zhvillohet me tempe shumë të shpejta. Siç duket midis dy vendeve ka një besim shumë të madh sa u përket disa prioriteteve, si luftimi kundër terrorizmit, sigurimi kufitar dhe kiber-sigurimi. Bullgaria dhe SHBA-ja janë shumë larg nga pikëpamja gjeografike, por sigurimi kufitar po fiton një rëndësi gjithnjë e më të madhe në bashkëpunimin e tyre. Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit në botë, kjo do të thotë se interesi reciprok, i cili e dikton këtë bashkëpunim, është lidhur me prevencën e trafikimit të luftëtarëve të huaj nga dhe drejt rajoneve të konflikteve, me trafikimin e njerëzve dhe me luftimin e formave të ndryshme të kriminalitetit transkufitar. Me interes të madh për Bullgarinë është që ajo të mund të përdorë të dhënat e Qendrës Kombëtare Kundërterroriste, të Qendrës për Skrining të Terroristëve dhe të akoma një qendre pranë Departamentit të Sigurisë së Brendshme. Lidhur me këtë gjatë vizitës u lidh një marrëveshje speciale.

Nga SHBA-ja Ministrja Bëçvarova u nis për në Kanada. Atje pala bullgare shfaqi një interes të posaçëm ndaj përvojës kanadeze në integrimin e imigrantëve, por iu kushtua një vëmendje speciale, si edhe në SHBA, çështjeve të kontrollit kufitar dhe të parandalimit të trafikimit të luftëtarëve të huaj nga dhe për rajonet e konflikteve. A mund të themi se po formohet diçka më tepër se një bashkëpunim dypalësh mbi këto çështje me shtetet jashtë Atlantikut? Duket logjikshëm, sepse duke pasur parasysh sfidat e reja në botë, bashkëpunimi shumëpalësh në sferën e sigurimit po thellohet gjithnjë e më shumë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev për Lukoil: Ndryshimet e shpejta ligjore anulojnë masat mbrojtëse ekzistuese

“Justifikimet e qeverisë se po presin shpalljen e ndryshimeve që kanë miratuar në Ligjin për Rregullimin Administrativ të Aktiviteteve Ekonomike të Lidhura me Naftën dhe Produktet e Naftës me qëllim mbrojtjen e interesit publik duke emëruar një..

botuar më 25-11-12 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për veprime vendimtare dhe reforma për të filluar negociatat me BE-në, thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve..

botuar më 25-11-08 8.10.PD
Prof. Ivajllo Gruev

Prof. Ivajllo Gruev për kohën kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta – herezi

“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht në fillim të nëntorit në Sofje. Libri trajton agoninë e botës unipolare,..

botuar më 25-11-06 6.35.PD