Para 40 ditësh u nda nga jeta një atdhetare e madhe – biofizikja Dimitrina Aslanian, e cila është autorja e historisë së parë të plotë të Bullgarisë në gjuhen franceze, të përkthyer më vonë edhe në gjuhët italiane dhe angleze.
Pas përfundimit të karrierës së saj shkencore në Universitetin “Pier dhe Maria Kjuri”, Dimitrina vendosi të shkruajë një histori të shkurtër të Bullgarisë në gjuhën franceze si dhuratë për birin e saj, i cili ka mbërritur në Francë në moshë 4 vjeçare. Më vonë ai jeton dhe studion në ShBA, por me vështirësi lexon dhe kupton librat historike në gjuhën bullgare. Zonja Aslanian mori si bazë një numër të madh të librave historike bullgare. Kur bëri një përmbledhje të kronikave bullgare në gjuhën franceze doli një dorëshkrim shumë herë më të madh sesa ishin planet fillestare të shkencëtares Dimitrina Aslanian. Në këtë punë ajo mori përkrahjen dhe inkurajimet e shumë historianëve bullgarë. Deri tani ky është punimi i parë i plotë historik në gjuhën franceze dhe ai doli në treg në vitin 2003 me titull “Historia e Bullgarisë nga Antikiteti deri më sot”. (Histoire de la Bulgarie de l'Antiquité à nos jours).
Më vonë, bashkë me bashkëshortin e saj Rafi Aslanian, Dimitrina shkroi përsëri në gjuhën franceze një përmbledhje të eseve biografike për bullgarë të dalluar nga shekujt XIX dhe XX-të, të cilët kanë luftuar dhe kanë punuar për çlirimin dhe për përparimin e popullit bullgar “Forgerons de l’histoire bulgare”. Gjatë 10 viteve të fundit zonja Aslanian shkroi shumë artikuj për historinë e qyteteve të mëdha bullgare, pastaj edhe për shkrimtarët e dalluar. Artikujt i botoi në gjuhën franceze në revistën e shkrimtarit Tonço Karabullkov “Pasqyra periodike e jetës në Bullgari”. Ajo ishte aq e përkushtuar në këtë ide, se në vazhdim të 4 orëve në spital shkroi për shkrimtarin Jordan Jovkov. Pësoi infarkt menjëherë pas përfundimit të këtij artikulli.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..