Një hit i vërtet ndër adoleshentët bullgarë gjatë viteve të fundit është profesioni i vlogerit. Me çdo ditë të kaluar po rritet numri i personave që krijojnë videoklipe dhe i vendosin në rrjet apo në faqen e fansave të tyre. Nuk ka asgjë të çuditshme në këtë, duke pasur parasysh, se të rinjtë zotërojnë teknologjitë e reja dhe lundrimi në internet është gjëja më e preferuar për ta. Prandaj, në vend që të ndajnë mendimet e tyre në blog, siç bëjnë më të moshuarit, ata marrin kamerat dhe xhirojnë videomesazhet e tyre. Temat janë të ndryshme, zakonisht të provokuar nga përjetimet e tyre personale, si p.sh. si ta bësh për vete një vajzë, çfarë mund të bësh kur je vetëm në shtëpi, këshilla të ndryshme kozmetike... Dhe nëse në Perëndim vlogerit gjithnjë e më shumë fitojnë nga reklama, tek ne kjo ende ndodh rrallë herë. Përveç se mund të fitojnë pak para, adoleshentët tanë shohin në këtë profesion mundësi që të bëhen të njohur ndër moshatarët e tyre ose është thjeshtë modë, të cilën ata e ndjekin. Për të tjerë, kjo është mënyrë për të ndarë gjërat që i emocionojnë.
“Kisha disa ide dhe mesazhe që desha të ndajë me të tjerët” – shpjegon Kristijan Zahariev motivet e tij për të bërë videobloger. Ai është 17 vjeçar dhe mëson dizajn grafik në Gjimnazin për artet figurative në kryeqytet “Prof. Nikollaj Rajnov”. Bën videoklipe prej një viti e gjysmë dhe tashme ka rreth 30. Është i njohur ndër fansat e tij në YouTube, që janë afro 11 000, si ThatBoyChris. Ata janë kryesisht të rijnë në moshë nga 16 deri në 24 vjeç. Thotë, se nuk i konsideron vlogerit e tjerë si konkurrencë. Është shok me më të njohurin prej tyre Emill Konrad. Gjatë verës bashkë kanë bërë një klip nën titullin “Shpëtim në kushte ekstreme”. Thotë, se ne mesin e prillit do të lëshojnë në rrjet disa videoklipe të përbashkëta, por hollësi të tjera nuk jep. “Gjithçka që bëj e lidh me ndonjë mesazh”, thotë Kris. Kjo vlen sidomos për dy mini dokumentaret e tij. Ai i fundit, i cili është në YouTube nga fillimi i marsit quhet “Ço më në shkollë”. Në të adoleshenti rrëfen për nismën me të njëjtin emër, synimi i së cilës është që fëmijët romë të integrohen dhe të frekuentojnë rregullisht shkollën.
Për vendimin e tij të merret me një temë të tillë, Kris tregon: “Frymëzohem dhe gëzohem shumë, kur kuptoj për diçka të rëndësishme që mund të ndryshojë në ndonjë mënyrë Bullgarinë ose të menduarit e një pjesë prej bullgarëve. Desha t’i tregojë publikut tim, se edhe në Bullgari ka gjëra të bukura. Se ne nuk i vlerësojmë në të njëjtën mënyrë të gjithë romët. Sepse prej tyre ka edhe të tillë, të cilët punojnë shumë që të sigurojnë bukën e gojës, të cilët përpiqen të ndryshojnë jetën e njerëzve rreth tyre. Dëshira ime ishte të tregojë, që edhe në mëhallën rome ka njerëz të mirë, të cilët kujdesen dhe ndihmojnë të tjerët.”
Regjia, xhirimi dhe montimi janë vepër të Krisit. Ai tregon, se në vazhdim të tre javëve ka bërë xhirimet në mëhallën rome dhe personazhet e tij, me gjithë se ishin të shqetësuar, me gëzim kanë qëndruar para kamerës. Kritiku dhe këshilltari kryesor i Krisit është e ëma. “Gjithmonë drejtohem ndaj saj për mendim anësor”, thotë ai. Pyetjes, a interesohen moshatarët e tij prej temave të tilla, vlogeri pohon, se “Kam vëne re, se njerëzve më shumë u pëlqejnë gjërat zbavitëse”. Me gjithë atë, ndër komentet e deritanishme ka parë vetëm një negativ.
“Të gjithë te tjerat ishin pozitive, për mua si krijues, se kam bërë diçka të mirë ose për njerëzit që punojnë në këtë projekt – shpjegon Kris. – Përshtypje më të madhe më bëjnë komente, ku thuhet: “Ky film ndryshoi mendimin tim. Ja se ka edhe njerëz të mirë.” Bile kishte një prej një vajze të vogël në klasën e 4, e cila shpjegonte si me nënën e saj pas shkollës marrin një bashkënxënës të saj me origjinë rome dhe e ndihmojnë për të bërë detyrat e shtëpisë. Pas kësaj e kthejnë në shtëpinë e tij. U gëzova, se ndodhen gjëra të tilla.”
Kris merr frymëzim nga jeta, nga besimi i krishterë dhe dëshira e tij, që edhe ai mund të frymëzojë të rinjtë të mos jetojnënë mënyrë mediokre, por të kërkojnë më shumë nga jeta.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..