Ministri Bullgar i Financave, Vlladisllav Goranov pasi iu referua Komisionit Evropian për masat tatimore të Greqisë të cilat masa do të dëmtonin Bullgarinë, tha se po pret objeksione. Ministri bullgar po ashtu vuri në dukje se Komisioni Evropian duhet të paraqesë pretendime për Greqinë lidhur me mosrespektimin e legjislacionit evropian, ashtu siç kishte për Bullgarinë. Ndryshe del se Bullgaria trajtohet në mënyrë të paligjshme. Athina ka ndërmend të aplikojë taksë 26 për qind mbi kontratat midis kompanive greke dhe atyre bullgare. Dhe ky synim po e vë Bullgarinë në shqetësim.
Qeveria greke e aplikon taksën 26 për qind për vendet ku taksa e fitimit është me 50 për qind e sipër më e ulët se taksa në Greqi. Në Greqi kjo taksë është 26 për qind, derisa në Bullgari – 10 për qind. Taksa e re do të vlejë edhe për Irlandën dhe Qipron. Të ardhurat e taksës nga të gjithë kontraktuesit do të mbahen në afat 3-mujor dhe do të zhbllokohen vetëm kur vërtetohet se qëllimi i kontratës nuk është shmangia e pagimit të taksave.
Po të hyjë në fuqi kjo masë, shkëmbimi tregtar midis Bullgarisë dhe Greqisë do të reduktohet me më se 20 për qind. Mos harrojmë se tregtia e jashtme midis dy vendeve tejkalon 3 mlrd euro. Bullgaria nuk pajtohet me këtë masë sepse ajo do të shkelë marrëveshjen mbi ndalimin e taksimit të dyfishtë që kemi nënshkruar me Greqinë. Ja pse Sofja i është referuar Komisionit Evropian. Plus që taksimi do të bazohej në synimin që kompanitë lidhin kontrata me qëllim mashtrimin me taksën.
Masa tatimore do të ketë efekt negativ mbi shoqëritë e importit nga Greqia, të cilat shoqëri janë regjistruar në Bullgari. Dëme do të pësojnë po ashtu dhe firmat greke të cilat importojnë nga Bullgaria, si dhe shoferët e ngarkuar me shkëmbimin tregtar midis dy vendeve. Problem gjithashtu do të kenë dhe bankat në Bullgari që janë pronë e grupeve greke, sepse transferimet bankare do të taksohen me 26 për qind.
Edhe ndërmarrësit bullgarë janë të pakënaqur. Shoqëria “Prodhuar në Bullgari – unioni i biznesit të vogël dhe të mesëm” paralajmëroi se taksa 26 për qind brenda 3 muajve është kush i paarritur për shkak të gjendjes financiare të Greqisë. Shoqëria mendon se bëhet fjalë për ndonjë lloj ndalim të biznesit, që të stopohet eksporti bullgar në Greqi. Shoqëria ngul këmbë që administrata bullgare të përpilojë së shpejti një deklaratë me masa hakmarrëse. Në mënyrë negative reagoi dhe Dhoma Bullgare e Ekonomisë.
Masa hakmarrëse Bullgaria ende nuk ka hartuar. Pritet të reagojnë Irlanda dhe Qiproja. Po, presim të shohim kur dhe si do të reagojë Komisioni Evropian.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..