Borisllav Borisov, një i ri 23 vjeçar, nuk i konsideron sukseset si njëfarë përjashtimi. Është i bindur se ka shumë të rinj me origjinë rome dhe suksese akademike. Borisllav thotë se vetë ai njeh më shumë se 200 romë të moshës së tij me arsim të lartë.
“Unë pata fatin e mirë që shumë njerëz ta mësojnë historinë time”, është i mendimit Borisllav. Shkakun që historitë e tjera të mbeten në hije, Borisllav e shpjegon me faktin se “shembujt pozitivë” nuk janë interesantë për mediet”. Është e vërtetë se pushteti i katërt kërkon para se gjithash problemet dhe u kushton vëmendje skandaleve, por edhe statistika zyrtare nuk na kursen realitetin e pakëndshëm. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë nga viti 2011 më shumë janë fëmijët romë që largohen nga shkolla, kurse vetëm 0.5 për qind e përfaqësuesve të etnosit mbarojnë arsim të lartë. Prandaj ndoshta do ta vazhdojmë t’i konsiderojmë këto histori si ajo e Borisllavit, si sensacion.
Para pak kohe ai mbaroi Kolegjin Mjekësor “Jordanka Fillaretova” për laborant. “Që së fëmijë kisha dëshirë të madhe për të qenë mjek, t’i ndihmojë njerëzit dhe të shpëtojë jetët e tyre”, na shpjegon zgjedhjen e vet ai. Aktualisht i riu bën studime master për logoped dhe psikologji për fëmijë në Universitetin e Ri Bullgar.
“Me të vërtetë do të kem dobi të madhe, sepse profesioni i laborantit është lidhur me komunikimin me njerëz më të ndryshëm – nga më të vegjlit e gjer te më të moshuarit dhe këta janë njerëz me sëmundje të ndryshme. Më pëlqen të merrem me fëmijë dhe psikologjia për fëmijë do të më ndihmojë të komunikojë me lehtë me ta – na shpjegon Borisllav motivet e tij për t’i vazhduar studimet. – Përveç kësaj jashtë shtetit në spitale ka psikologë, të cilët duhet t’i ndihmojnë të sëmurët për t’u ndier më mirë. Prandaj mendoj se psikologjia do të më ndihmojë në punën me pacientët.”
Borisllav thotë se prindërit e tij e kanë përkrahur gjithmonë në çdo një nismë të tij. “Modelet pozitive në mjedisin familjar janë një faktor kyç për zhvillimin e çdo një fëmije” – është kategorik ai.
Djali nuk i fsheh sfidat, me të cilat është ndeshur: “Këto janë vështirësi, me të cilët ndeshet çdonjëri i ri me origjinë rome, ndaj të cilit njerëzit kanë paragjykime dhe ai duhet të luftojë kundër tyre. Në fillim kolegët dhe pedagogët nuk më njihnin dhe i thonin vetes: “Ai është cigan, pra është i keq!” Në fillim kisha shumë vështirësi, derisa më njohin. Por u jam mirënjohës, sepse pasi më njohën, ata më pranuan shumë mirë. Unë jam zgjedhur përgjegjës i kursit. Isha gjithashtu flamurtari i parë rom në historinë e Kolegjit Mjekësor.”
Megjithëse për Borisllavin ishte më lehtë për ta gjetur punë në Sofje, ai preferoi për t’u kthyer në qytetin e tij të lindjes Montana. “E dua qytetin tim. Këtu janë miqtë e mi, kam shumë kujtime dhe emocione të bukura. Përveç kësaj mendoj se këtu do të jem shumë i dobishëm”, thotë ai. Për shkaqe, të cilat Borisllav nuk do që të komentojë, ai nuk ka arritur të fillojë punë si laborant. Prandaj aktualisht ai është punonjës social në një Kompleks për shërbime sociale dhe punon kryesisht me fëmijë që janë në rrezik. I riu gjithmonë gjen kurajë. “Grumbullova një përvojë shumë të vlershme, e cila do të më ndihmojë në specialitetin tim të dytë. Nuk do të heqë dorë nga puna e laborantit edhe në të ardhmen.” Dhe megjithëse ai e di se specialitete të tilla kërkohen shumë jashtë shtetit, tani për tani djali preferon të mbetet këtu:
“Kam disa oferta dhe ato janë nga spitale shumë të mira në Angli dhe Gjermani, por mendoj se jam më i domosdoshëm këtu. Do të shoh se si do të jetë situata këtu. Desha të mbetem në Bullgari, më pëlqen gjithçka që ka të bëjë me Bullgarinë. Desha të punoj për njerëzit e mi. Mirëpo, në fund të fundit, në qoftë se vetë situata e ardhshme më detyron, mendoj se do të kërkoj realizim jashtë.”
Borisllav punon aktivisht si vullnetar në disa organizata joqeveritare:
“Që si student, isha vullnetar pranë Kryqit të Kuq dhe i ndihmoja refugjatët nga Siria. Kemi vizituar kampet e ndryshme të refugjatëve, kemi shpërndarë materiale higjienike. Bashkë me bashkëstudentët e mi kemi grumbulluar mjete financiare dhe kemi bërë prova për të ndihmuar me se mundemi. Jam vullnetar gjithashtu pranë “Karitas” dhe i kam ndihmuar ekipet mjekësore, të cilat merren me prevencën e narkomanisë dhe alkoolizmit. Ndihmoj gjithashtu në fondacionet “Amalipe” dhe “Arete”. Është detyra ime për t’i ndihmuar njerëzit, kështu e ndiej.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..