Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1978-ta – Georgi Markov dhe “reportazhet e tij jashtë shtetit kushtuar Bullgarisë”

БНР Новини
Foto: arkiv

Më 1978 në Londër është vrarë shkrimtari bullgar disident Georgi Markov. 36 vjet më vonë në Sofje u vendos monumenti i tij. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm tre presidentë bullgarë. Menjëherë pas kësaj nisi polemika a ishte kjo mënyra më e mirë e prezantimit të njërit nga bullgarët e mëdhenj të shekullit të XX-të. Ky fakt tregoi se emri dhe vepra e Georgi Markovit për herë të radhës provokon ndarje dhe jo bashkim. Kush është Georgi Markovi? Dhe si shkrimtari i nderuar, dramaturg dhe skenarist është kthyer në një gazetar emigrant në Britaninë e Madhe, i cili i ka vënë disa njerëz në bezdi. Si është kthyer në një kritik të papajtueshëm me regjimin komunist në Bullgari dhe me pushtetin e Todor Zhivkovit në shkallë aq të madhe që të arrihej te lëshimi i dënimit jozyrtar me vdekje.

Georgi Markovi është njëri nga krijuesit e serialit të njohur bullgar “Në çdo kilometër”, i cili nëpërmjet heroizmit dhe romantikës përcjell rezistencën kundër fashizmit në Bullgari. Dhe përse ai njeri i cili është mes të favorizuesve nga partia komuniste, ka hequr dorë nga përfitimet dhe ka refuzuar të jetonte në jetën paralele të utopisë socialiste. Më 1969 Georgi Markov e ka lënë mbrapa atë jetë dhe është kthyer në kritikun më të madh dhe denoncuesin e regjimit komunist. Fillimisht Georgi Markovi është shkuar në Itali te vëllai i tij dhe dy vjet më vonë është vendosur në Londër, ku ka nisur të punonte në Redaksinë Bullgare të BBC-së. Jashtë shtetit Georgi Markov gjithashtu ka dashur të identifikohej si shkrimtar dhe dramaturg, shfaqjeve të të cilit të jepen në skenat teatrale. Më 1974 vepra e tij “Kryeengjëlli Mikael” ka fituar çmimin e madh në Festivalin e Tetarit në Edinburg. Më pas Georgi Markovi ka nisur të shkruante një roman për ndodhitë e tij jashtë shtetit, por në fakt ka filluar të pasqyronte jetën në Bullgari. Ashtu kanë lindur “Reportazhet jashtë shtetit kushtuar Bullgarisë” që po transmetoheshin në Radion “Evropa e lirë”.

Reportazhet e Georgi Markovit përbëjnë enciklopedi për një epokë të tërë dhe njëkohësisht përcjellin njohjen e psikologjisë së popullit bullgar dhe janë po ashtu analizë objektive të historisë dhe politologjisë. Znj. Cveta Trifonova, studiuese e krijimtarisë dhe jetës së Georgi Markovit, ka shkruar: “Ai i përket inteligjencës së Evropës, sepse qëndron mbi çdo ideologji dhe sistem, duke qenë humanist i vërtetë evropian me ndërgjegje të zgjuar, i përgjegjshëm për vlerat morale të demokracisë, për të ardhmen dhe për fatin e njeriut...”

Georgi Markovi e ka pasur në mëdyshje a të “harrojë si të mirën, ashtu dhe të keqen”, a të “sjellë të gjitha detajet”. Për reportazhet ai ka thënë: “Dëshira që më bëjë të mos ua dorëzojë Bullgarinë time atyre njerëzve të rastit, të cilët rastësisht kanë lindur në të, rastësisht jetojnë në të dhe rastësisht do të largohen prej saj, sepse nuk e njohin, as e duan, as shqetësohen për të, sepse janë të verbër dhe janë shërbëtorë të thjeshtë të një vendi të huaj dhe të vullnetit të huaj. Ky pasion më bën që të rrëfejë çdo gjë, ashtu siç unë e kam parë dhe ashtu siç është.”

Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet incizimi i njërit nga reportazhet e Georgi Markovit. Ky reportazh u është kushtuar kolegëve të penës, atyre të talentuar si Konstantin Pavllov dhe Radoj Ralin – atyre të ndryshmit nga të veshurit me pushtet:

“Njëri nga kolegët e mi, shkrimtar shkoi në Drejtorinë e Koncertit për të organizuar një lexim letrar. Nënkuptohet se leximi i veprave letrare është falas. Nëpunësit e Drejtorisë së Koncertit, të cilët kanë qenë tregtarë të vërtetë, i kanë thënë atij se pavarësisht hyrjes falas, publiku sigurisht nuk do të interesohet po të mos përfshihet emri i shkrimtarit Radoj Ralin. Po të bëni atë, ju lejojmë që të rezervoni sallën e madhe “Bullgaria”. Kjo bisedë e mbajtur në mes të viteve të 60-ta flet vetë për popullaritetin e madh të Radoj Ralinit në Bullgari. Vitet në vijim ky popullaritet i shkrimtarit jo vetë se nuk ra, por me sa e di, u zgjerua edhe më shumë.”

“Fenomeni Radoj Ralin është dukuri e jashtëzakonshme në jetën e Bullgarisë njëqindvjeçare, por njëkohësisht është tepër e rrënjosur në realitetin komunist. Gjithnjë kam menduar se satirat e Radoj Ralinit dëshmojnë qartë për korrupsionin e madh moral e material në vend, për mungesën e ligjshme të parimeve, për njerëzit vulgarë honxhobonxho dhe për virtytet komuniste, të kultivuara mirë si sjellja burracaku, servilizmi, mizoria ndaj të dobëtëve, ndjekja qorrazi të urdhrave të pushtetit. Të gjitha këto ishin baza ku lindi popullariteti i Radoj Ralinit, pra një shoqëri ku ndërgjegjja shoqërore s’ekzistonte dhe Radoj Ralin u shfaq si i vetmuar, dhe njëkohësisht ishte i vetmi përfaqësues i sajit.”

Reportazhet e Georgi Markovit ia zbulojnë të vërtetën njerëzve, të mbyllur nën kapakun social të shtetit totalitar. Për këtë gjë pushteti dhe shërbimet speciale të Bullgarisë komuniste nuk e kanë falur Georgi Markovin. Më 7 shtator të vitit 1978 në urën Waterloo të Londrës shkrimtari i madh është qëlluar në këmbë nga një kalimtar i rastit i cili ka mbajtur në dorë ombrellën “vrasëse”. Katër ditë pas kësaj ngjarje Georgi Markovi ka vdekur në spital. Vrasja e tij nuk u zbardh, por shumica mendon se ishte vrasje me kontratë pikërisht sepse data përkoi me datëlindjen e liderit komunist Todor Zhivkov. Ashtu në mënyrë brutale u mbyt zëri i lirë i ai personit që nga distancë me anë të radios ia jepte lirinë bullgarëve.

Foto: BGNESSot Georgi Markov po na shoh nga monumenti i tij në sheshin “Zhurnalist” të kryeqytetit të Sofjes dhe sikur po tallet me ne: “Një hero s’bëhet hero më i madh pasi e kanë shpërblyer atë qoftë me varr, qoftë me pension pas vdekjes”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti 2015 – Radioja Kombëtare Bullgare – 80 vjet më vonë

Më 25 janar të vitit 1935 mbreti Boris III botoi një Dekret, me të cilin radiopërhapja në Bullgari bëhej pronë shtetërore. Konsiderohet se kjo është data e themelimit të Radios Sofje, e cila më vonë u shndërrua në Radion Kombëtare Bullgare. Drejtor i..

botuar më 15-12-28 1.17.MD

2014 – Nikolla Gjuzelev – Piktori në botën e operës

“Nuk më pëlqen fjala “legjenda”, unë jam realist dhe artist. Por megjithatë do të thoja: “Më njohën si basi më i mirë kantil në botë.” Këtë e tha në një prej intervistave të tij të fundit basi i njohur Nikolla Gjuzelev. Gazeta “Mond” e përshkruan zërin..

botuar më 15-12-19 12.15.MD

Viti 2013 – Qeverisja në izolim

2013 mbetet në historinë më të re të vendit tonë si viti i protestave. Për shkak të tyre gjatë shkurtit nga pushteti u largua qeveria e GERB ne krye me Bojko Borisovin, ndërsa pas zgjedhjeve më 12 maj qeveria e koalicionit midis PSB dhe Lëvizjes për të..

botuar më 15-12-12 9.55.PD