Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Java e Madhe dhe e Premtja e Madhe

БНР Новини
Jisu Jrishtit në Golgotë, afresk nga viti 1546 nga Theofan i Kretës në Manastirin Stavronikita
Foto: pravoslavieto.com

Java e fundit e Kreshmëve të Mëdha, ose e ashtuquajtura “Java e Madhe” i paraqet ditët më të rënda të jetës së Shpëtimtarit, mu para ringjalljes së tij, kurse ato janë plot dhimbje dhe vuajtje dhe u rikujtojnë besimtarëve për sakrificën e madhe të Jisu Krishtit në emër të dashurisë ndaj njerëzve. Këto ditë priftërinjtë ortodoksë u bëjnë thirrje besimtarëve që t’i hapin sytë ndaj botës shpirtërore dhe t’i pastrojnë mendimet nga gjërat materiale.

“Java e Madhe është koha më e përshtatshme për t’i bërë bilanc jetës sonë – shënon ati Vasill Vasilev nga tempulli “Tre Shenjtorët” në qytetin Shumen. – Le të marrim parasysh atë që e kemi bërë deri tani dhe atë që mund të jemi. Kushti është që të marrim pjesë aktivisht në liturgji, sepse ato na ndihmojnë për t’i kuptuar festat. Kur njeriu i bën bilanc jetës së vet, atëherë mund të ecë drejt më së mirës në vetvete dhe ta zbulojë këtë të mirë, që të mund ta ndijë Ringjalljen, që është momenti më i rëndësishëm për të krishterin. Duke i ndier vuajtjet e Shpëtimtarit, mund të bëhemi të ndjeshëm ndaj vuajtjeve të njeriut pranë nesh. Vetëm kështu mund të përgatitemi për festën – kur zemra dhe shpirti ynë do të hapen për një jetë më të mirë nëpërmjet vuajtjes. Pikërisht vuajtja është më e rëndësishmja. Kur njeriu vuan, kjo do të thotë se ai mund ta ndiejë vuajtjen e të tjerëve, gjë që është grimcë e vuajtjeve të Krishtit. Kur e kuptojmë dhe vuajmë për sakrificën e Tij, atëherë arrijmë ta ndryshojmë vetveten. Në qoftë se nuk e arrijmë këtë, atëherë kjo festë do të jetë si të gjitha festat e tjera, sepse nuk kemi arritur ta ndiejmë kuptimin e saj.”

Kulmi i Javës së Madhe është e Premtja e Madhe, e cila është shënuar me vuajtjet jashtëzakonshme të Krishtit në rrugën drejt kryqëzimit të tij. Këtë ditë qindra mijëra të krishterë i drejtohen kishës. Disa prej tyre shkojnë atje vetëm që të jenë shëndoshë e mirë, disa të tjerë, që të përulen dhe të kërkojnë falje.

“Kuptimi i vërtetë është në këtë pjesëmarrje të përbashkët. Në këtë mënyrë ne tregojmë se në qoftë se kemi qenë dëshmitarë të këtyre ngjarjeve, vendi ynë do të ishte pranë Nënës së Zotit dhe pranë apostujve. Pikërisht kalimi nën savan, simbolizon varrin e Zotit dhe tregon se ne, bashkë me Zotin, jemi pjesë e këtyre vuajtjeve. Dhe në qoftë se ka të krishterë të tillë, të cilët të kalojnë nën tryezë, qoftë për shëndet, qoftë për ndonjë shkak tjetër, kjo u detyrohet pikërisht këtyre 45 viteve të ateizmit dhe pas kësaj 25 viteve të demokracisë së keqkuptuar. Kisha nuk e imponon vetveten, ajo po mbetet e hapur, dyert e saj janë të hapura. Çdonjëri, i cili e viziton tempullin, mund t’i drejtojë pyetje priftit për të gjitha këto gjëra. Përndryshe do ta kalojmë festën pa e parë Krishtin e Ringjallur. Do t’i hamë kulaçet e Pashkës, do t’i dekorojmë vezët e Pashkëve, pa e kuptuar simbolikën e tyre. Pikërisht atje është humanizmi ynë, gjëja tjetër është natyra jonë kafshore e lidhur me trupin. Kur e kënaqim vetëm trupin tonë dhe e lëmë mënjanë shpirtin tonë, thelbi ynë shpirtëror nuk zhvillohet dhe Imazhi i Zotit errësohet. Ne duhet ta ushqejmë shpirtin tonë dhe ai duhet të jetë në vendin e parë. Atëherë edhe trupi ynë do të jetë i kënaqur dhe do t’u gëzohet në një mënyrë të njëjtë si gjërave të mëdha, ashtu edhe gjërave të vogla, sepse e gjithë kjo do të jetë në shërbim të shpirtit. Kjo është hierarkia e drejtë, që duhet të ndiqet nga ne.”

Këtë ditë besimtarët nuk ushqehen dhe madje nuk pinë ujë, që të shprehin qëndrimin tyre ndaj këtyre ngjarjeve.

“Sipas kanunit të Premten e Madhe nuk hahet asgjë. Pikërisht atëherë e harrojmë ushqimin, që t’i kushtojmë vëmendje shpirtit tonë. Vetëm më të moshuarit dhe më të sëmurët mund të hanë bukë dhe të pinë ujë. E gjithë kjo duhet të ndodhë me bekimin e priftit, i cili duhet të marrë vendimin nëse besimtari është në gjendje për t’i ndjekur këto kreshmë të mëdha apo jo. E Premtja e Madhe është dita, kur ndiejmë dhimbjen më të madhe, atëherë madje nuk shërbehet Liturgjia e Shenjtë. Prandaj këtë ditë nuk punohet, sepse ajo është më e rëndësishmja lidhur me përgatitjen e Ringjalljes, kur të gjithë janë në tempull. Kuptimi i katër ditëve të pushimit është që t’i përkushtohemi Festës së Ndritshme dhe ta ndihemi të gjithë së bashku në liturgji. U uroj të gjithëve, juve dhe ekipit të Radio Bullgarisë, festa të ndritshme! Të gjithë bashkatdhetarët jashtë atdheut duhet të dinë se këtu në vendin tonë ka njerëz, të cilët bashkë me Kishën tonë të Shenjtë nuk i harrojnë dhe luten vazhdimisht për ta, për suksesin e tyre. Le të dinë se Bullgaria i pret.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD