Pashkët sjellin shijen e pranverës. Atëherë natyra zgjohet dhe si një befasi çelin lulet. Këto ditë festive na mbushin me shpresa të reja për të mirën. Në syrin e fëmijëve Pashkët duken dhe më të bukura – shumë vezë të thyera, gishtërinj të lyer dhe rrush të thatë fshehtas të marrë nga keku i Pashkëve.
“Me të ëmën i lyejmë vezët a të enjten, a të shtunën e Javës së Pashkëve, rrëfen 11-vjeçari Krasimir Zdravkov. – Vezën e parë e hedhim në bojën e kuqe dhe pastaj e ëma e merr vezën në dorë dhe na i prek faqet dhe ballin. Në Pashkët urohet “Krishti u ringjall” dhe përgjigjet “Në të vërtetë u ringjall.”
“Në Pashkët së bashku me të ëmën shkojmë në kishë ku ndezim qirinj dhe pimë ujë të bekuar që të jetë viti plot shëndet – tregon 6-vjeçarja Mihaella Andonova. – Kur të zgjohem ditën e nesërme, sërish shkojmë në kishë. Për Pashkët dua t’i them njerëzve se shumë i dua.”
“Mendoj se është mirë t’i respektojmë traditat tona – e bindur është 12-vjeçarja Rozalia Angellova. – Bullgarët kanë tradita shumë interesante dhe kjo është gjëja më e bukur në botë. Në fshat shkojnë një javë para Pashkëve, në Ditën e Ngjalljes së Llazarit. Atëherë gjysha më vesh me kostum dhe në kokë më vendos kurorë lulesh. Së bashku me vajzat e tjera shkojnë shtëpi më shtëpi, duke kënduar këngët e Llazarit. Të zonjat e shtëpisë na qerasin me karamele dhe vezë të cilat vezë ne i lyejmë për Pashkët. Të gjithë njerëzve që e respektojnë traditën u uroj shëndet, lumturi dhe fat.” Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Eleonora Nikollova dhe BGNES
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..