Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kg mirësi

БНР Новини

A keni ndenjën se po jetojmë në një botë të absurdeve?! Në qoftë se ende nuk jeni të sigurt, mjafton vetëm një shembull. A mos është absurd fakti se çdo vit në mbarë botën hidhen mbi 1.3 mlrd tonë ushqime dhe kjo për faktin se domatja nuk është mjaftë e kuqe, kurse trangulli nuk është mjaftë i gjatë, kurse në të njëjtën kohë ka 850 mln veta, të cilët vuajnë nga uria kronike?! Atdheu ynë i dashur nuk bën përjashtim dhe megjithëse jemi shteti më i varfër në Evropë, ne hedhim rreth 649 mijë tonë ushqim çdo vit, ose mesatarisht nga 90 deri më 100 kg për frymë të popullsisë. Dhe derisa produktet udhëtojnë deri në depon e mbeturinave, mbi 1.5 mln bullgarë jetojnë në pragun e varfërisë.

Amerikani Xhon van Hengel ofroi zgjidhje të këtij paradoksi. Sipas iniciativës së tij gjatë vitit 1967 në SHBA u krijua banka e parë e ushqimeve. Dhe derisa në Evropë kjo bankë ekziston tashmë 30 vjet, te ne ajo u krijua para 3 vitesh. Tani për tani banka arrin të shpëtojë rreth 260 tonë ushqim në vit. “Kjo është më pak se 1 për qind e sasisë së madhe që hidhet” – tha para Radio Bullgarisë Canka Millanova, drejtoreshë ekzekutive e Bankës Bullgare të Ushqimeve. Shkaqet janë shumë. Një prej tyre është mungesa e traditave të mira të bamirësisë, si dhe legjislacioni i rreptë në lidhje me kërkesat për transportimin e sigurt dhe ruajtjen e ushqimeve. Për këtë shkak njerëzit nuk mund të dhurojnë produkte. Mirëpo, që të mund të vendosë kontakte me bullgarët bamirës, vitin e kaluar Banka e Ushqimeve organizoi në territorin e disa vargjeve tregtare fushatën “Një kg mirësi”. Dy edicionet e saj tërhoqën rreth 6000 veta, të cilët kanë blerë dhe dhuruar 17 tonë produkte, si oriz, fasule, thjerrëz, makarona, vaj ulliri, miell dhe sheqer. “Këto janë ushqime me afat të gjatë, të cilat nuk i marrim nga burime të tjera, sepse shiten lehtë, për shkak të afatit të tyre të gjatë”, na sqaroi zonja Millanova. Sipas saj një problem tjetër serioz është se Bullgaria është i vetmi vend evropian, që nuk ka gjetur regjimin evropian, i cili të stimulojë dhurimin e ushqimeve. Ka dhe diçka tjetër:

Снимка“Një prodhues, përpunues, ose tregtar, në qoftë se vendos ta dhurojë ushqimin, në vend që ta asgjësojë, duhet të paguajë 20 për qind të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Zakonisht bëhet fjalë për ushqime, të cilat janë prodhuar me sasi më të mëdha. Në raste të tjera pamja e tyre tregtare nuk është e përshtatshme, ose janë bërë gabime në paketimin e ushqimit. Pikërisht ushqime të tilla duhet të përbëjnë interes për ne. Mirëpo, është vështirë ta bindim bamirësin se dhurimi i ushqimit është më i lirë sesa asgjësimi i tij. Më i shtrenjtë është asgjësimi i ushqimit me origjinë kafshore, sepse ai duhet të digjet në furra të posaçme. Në të gjitha rastet e tjera praktika është e njëjtë. Ushqimi hidhet në depon e mbeturinave.”

Ja përse Banka e Ushqimeve do të ngulë këmbë për ndryshime në Ligjin për TVSh-në dhe për ndërmarrjen e masave, të cilat ta inkurajojnë dhurimin. Kompani të mëdha, përfaqësues të rrjeteve tregtare botërore, janë ndër dhuruesit kryesorë të ushqimeve te ne. Përveç kësaj më aktiv është sektori i përpunuesve të qumështit dhe prodhuesit e qumështit dhe të ëmbëlsirave të qumështit.

“Vitin e kaluar 42 për qind prej këmbimit të tërë ushqimit që ka arritur te ne përbën qumështi, produktet e qumështit dhe ëmbëlsirat – thotë zonja Millanova. – Tani për tani kemi shumë pak djathë, por tashmë kemi edhe dhurata të tilla. Një pjesë e bamirësve janë tregtarë më të vegjël frutash dhe perimesh. Ata janë afër nesh, sepse depoja jonë qendrore logjistike ndodhet në territorin e tregut më të madh të frutave dhe perimeve në Sofje. Me ndihmën e vullnetarëve tanë dy herë në javë vizitojmë çdo një depo tregtare. Ata tashmë na njohin mirë dhe na ofrojnë ushqimet, që nuk mund t’i shesin. Ka nevojë për një punë të madhe që ky ushqim të seleksionohet, të hidhen produktet e prishura dhe që ditën e njëjtë produktet e shpëtuara t’u drejtohen fëmijëve dhe të rinjve në risk, që të pasurohet menyja e tyre e përditshme me frute dhe perime.”

СнимкаNëpërmjet rrjetit të organizatave-partnere ushqimi i shpëtuar nga banka e ushqimeve, transportohet deri te fëmijët me çrregullime, jetimët, të moshuarit e vetmuar, nënat e vetmuara, familjet me më shumë fëmijë, njerëzit të cilët kanë qenë objekt dhune etj. Tashmë dy vjet organizata joqeveritare përkrah aktivisht edhe të huajit e vendosur në qendrat e refugjatëve. Ajo siguroi produkte edhe për njerëzit e dëmtuar nga përmbytjet e mëdha në vend vitin e kaluar.

Një rol shumë të rëndësishëm në veprimtarinë e bankës së ushqimeve kanë vullnetarët. Këta janë njerëz kryesisht të moshës aktive. Sipas fjalëve të Canka Millanovës i ndihmojnë shumë specialistët IT dhe adhuruesit e mënyrës së jetesës në përputhje me natyrën. Gjithnjë e më shumë shkolla arrijnë të tërheqin nxënësit e tyre në fushata. Ka edhe përfaqësues të moshës së tretë. Bamirësja jonë më e rregulltë është e moshës mbi 70 vjeç” – thotë zonja Millanova. Valja, e cila është modeliste për nga profesioni, gjithashtu ndihmon shumë si vullnetare. Ja se çfarë tha ajo për motivet e saj për ta bërë këtë:

“E gjeta organizatën në Facebook para disa vitesh. Pata më shumë kohë të lirë dhe më pëlqeu ideja – frutat, perimet dhe produktet ushqimore të seleksionohen nga vullnetarët dhe pas kësaj të shpërndahen ndër njerëzit e shtresave të ulëta sociale dhe në jetimore. Vetë ideja për ta ruajtur ushqimin, që të ndihmojmë m’u duk shumë e mirë. Përveç kësaj njerëzit, që punojnë në bankën e ushqimeve, janë shumë të motivuar dhe në këtë mënyrë tërheqin më shumë vullnetarë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Banka e Ushqimeve



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD