Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Libra si udhëtarë do të rrethojnë vendin

БНР Новини
Foto: azcheta.com

Si një udhëtarë të vërtetë herën e dytë me radhë në kërkim të lexuesve të rinj libra do të rrethojnë mbarë vendin. Kjo do të ndodhë më 23 prill, kur shënojmë Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës prej Autori. Nismëtarë të kësaj veprimtarie janë sajti “Unë lexoj” dhe Bashkia “Bukkrosing” në Bullgari. Me ndihmën e shtëpive botuese, organizatave civile, qendrave kulturore dhe më në veçanti entuziastëve lexues, ata do të shndërrojnë hapësirat e qyteteve në biblioteka në të hapur. Në po këtë aktivitet vitin e kaluar më se 800 libra rrethuan vendin. Kështu mijëra njerëz kishin mundësi ta lexojnë. Për nismën e sivjetshme më shumë hollësi sjell Milena Zllatarova, redaktore në sajtin “Unë lexoj” dhe bukkrosëri i parë tek ne:

Снимка“Sivjet organizojmë konkursin e parë të vizatimit të fëmijëve. Dhe kemi shumë të emocionuar nga ky fakt. Ai i kushtohet 21 prillit – Ditës Ndërkombëtare të Bukkrosingut domethënë praktikës të lihen libra në vende shoqërore, që të zbulohen dhe të lexohen.21 prill është data, në të cilën startoi sajti amerikan – nismëtari i përhapjes së librave të lira në të hapur. Kemi dëshirë, që me këtë ide të provokojmë fëmijët të njihen me lëvizjen botërore letrare të librave udhëtuese. Në vizatimet e tyre ata duhet të rikrijojnë si vet ata përfytyrojnë udhëtimin e një libri. Hollësitë për pjesëmarrje në konkurs mund të lexohen në sajtin “Unë lexoj”. Fushata parashikohet për 23 prillin, kur me ndihmën e vullnetarëve dhe entuziastëve bukkrosër do të lihen minimum 300 libra në hapësira të ndryshme të kryeqytetit. Ndoshta edhe qytete të tjera do të përfshihen në këtë nismë. I jemi mirënjohës partneritetit të Asociacionii Bullgar të Informacionit dhe të Bibliotekave, i cili u dërgoi mesazhin tonë bibliotekave rajonale të vendit. Ata gjithashtu janë të entuziazmuar nga ideja dhe prandaj jemi me shpresë, se libra do të rregullohen jo vetëm në hapësirat e kryeqytetit, por edhe në qytetet e tjera.”

СнимкаBukkrosingu është një lëvizje botërore letrare, që u formua në SHBA-në në vitin 2001. Aktualisht në mbarë botën ajo ka më se një milion admirues. Vitet e fundit ajo fitoi një popullaritet edhe tek ne. Milena është muzikante për nga profesioni. Mirëpo, ajo ka prirje të lexojë. Në vitin 2003 u përfshi në lëvizjen bukkrosing:

“Ideja e Bukkrosingut është, që librat të vihen në vende shoqërore, ku të zbulohen, si për shembull në parqe, në hapësira shoqërore, në transportin urban – shpjegon Milena. – Formohen zona speciale të quajtura buukrosing. Zakonisht ato janë lokale, kafene, ose qendra kulturore. Kështu krijohet një bibliotekë, në të cilën njerëzit mund të lënë libra të veta ose të marrin libra, tashmë të lexuara nga njerëz të tjerë.”

СнимкаLëvizja e çdo libri mund të ndiqet në sajtin bookcrossing.com, ku ai regjistrohet me një kod special.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD