Më 22 prill Orkestra e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare do të japë një koncert me titull “Ritmi i Ballkanit”. Veprimtaria do të mbahet në studion e koncerteve të radios. Më 21 prill po këtë program orkestra e prezantoi në Teatrin Dramatik “Nikolla Vapcarov” në qytetin Bllagoevgrad.
“Nga Turqia të pranishmit do të dëgjojnë Derja Tjurkan – një ekzekutues i njohur i veglës së quajtur kemençe. Ai ka dhënë koncerte në mbarë botën – në SHBA-në, Francë, Spanjë, Belgjikë, Greqi. Në vendin tonë është i njohur me albumet, që janë afro 5 ose 6. Në skenë do të dalë edhe Millan Zavkov – dirigjent i orkestrës pranë Ansamblit Folklorik “Tanec” të Shkupit. Jam i bindur, se Kirjakos Tapakis nga Greqia është ndër muzikantët më të mirë të kohës sonë. Do të prezantojmë kolegun serb Bora Dugiç, i cili i bie veglës muzikore me emrin frulla – një vegël muzikore e cila i ngjan fyellit. Ai është njeri nga solistët e Orkestrës së Radios dhe Televizionit të Beogradit. Krahas kësaj ai bënë pjesë në projektin e Zhordi Savall, në të cilin është bashkë me fyelltarin e orkestrës sonë Nedjallko Nedjallkov. Do të dëgjojmë ekzekutimet e Bora Dugiçit në shoqërim të fizarmonicistit Boban Prodanoviç, gjithashtu nga Serbia. Admiruesit, që do të vijnë, do t’u kënaqen ekzekutimeve të shkëlqyeshme prej virtuozi të fizarmonicistëve nga Maqedonia dhe Serbia.”
Në program ka disa pjesa orkestrale – “Lojëra ballkanike”, “Variacione folklorike” nga Georgi Andreevi dhe “Meshanica” nga Angell Dobrev – tamburist dhe solist i orkestrës. Koncerti do të përfundojë me pjesën “Arap” sipas emrit të një valle me të njëjtin emër nga krahina e malit Pirin. Ajo u krijua posaçërisht për koncertin dhe do të ekzekutohet nga orkestra dhe nga të gjithë solistët. Kështu do të plotësohet me përmbajtje motoja e koncertit “Ritmi i Ballkanit”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..