Grupi vokal “Fëmijët e Radios” ka për të kënaqur me suksesin e radhës në Festivalin Ndërkombëtar të Arteve “Sen-Deni” në Francë. Muzikantët e vogël ia siguruat vetes pjesëmarrjen në Edicionin e 9-të gjatë 2016-ës. Formacioni më i vogël i Radios Kombëtare Bullgare e çeli ngjarjen në qytetin e vjetër francez Losh i cili gjendet në luginën e lumit Loara. Javën e kaluar atje u grumbulluan pjesëmarrës nga nëntë vende të huaja: nga Gjermania, Spanja, Turqia, Polonia, Republika Jugafrikane, SHBA-ja, Letonia, Bullgaria dhe Franca.
“Dy këngët janë në taktin e parregullt 5/8, ndërsa tekstet përmbajnë shumë fjalë arkaike, disa prej të cilave – elementë të kostumeve popullore për gra. Përdorim çdo mjet rrëfimi për të njohur fëmijët me trashëgiminë kulturore bullgare. Besoj se bile fëmijët të cilët nuk mësojnë në shkolla muzikore duhet të jenë në dijeni me ritmet karakteristike bullgare.”
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Kamelia Todorova - këngëtarja që vendosi standarde në muzikën bullgare xhaz dhe pop - prezanton projektin e saj të ri muzikor "Këngët e mia" më 14 tetor në orën 19:30 në Qendrën për Art Bashkëkohor "Topllocentralla" në Sofje. Eventi premton të jetë..
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë nga albumi i tij i ardhshëm, i cili do të quhet simbolikisht “Dielli”. Sipas këngëtarit, ky do të..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe..