Konkursi Ndërkombëtar për Pianistë – jo profesionistë, mblodhi pjesëmarrës nga Bullgaria, Zvicra, Rumania, Maqedonia dhe Turqia. Sivjet aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Bashkisë së kryeqytetit, Kompleksit koncertal “Bëllgaria”, sponsorëve dhe artdashësve. Në minutat e ardhshme ju ofrojmë intervista me përfaqësues të jurisë ndërkombëtare si dhe interpretime të Hasan dhe Ibrahim Ignatovi, të cilët janë ndër të dekoruarit në kategorinë duete klavire.
“Edicioni i katërt tashme jep frutat e idesë me të cilën filluam – tregon ajo. Në ekip punojnë njerëz, të cilët janë nga themelimi i konkursit, janë bashkuar edhe të rinj. Fondacioni ynë quhet “ArtDenza”. Sivjet Filarmonia e Sofjes na ofroi ndihmë të madhe dhe kjo lehtësoi shumë punën tonë. Është e gëzueshme, se pedagogë nga tërë vendi dhe nga jashtë shtetit tashmë vijnë këtu për të prezantuar klasat e tyre. Dhe të gjithë interpretojnë muzikë bullgare. Ky është njeri prej qëllimeve të “Vivapiano” – të përhapet dhe të popullarizohet shkolla e kompozitorëve tanë. Kemi dhe partitura, të botuara me ndihmën e Fondacionit “Amerika për Bullgarinë”. Programi “Kultura” i Bashkisë së kryeqytetit gjithashtu na mbështet. Ëndrra ime është që të zhvillojë “Vivapiano” si një destinacion turistik. Në kuadrin e konkursit për herë të dytë u mbajt dhe konkursi për soprano nën emrin “Vivavoçe”. Kam në plan të organizojë konkurse të ngjashme si “Viva arfa”, “Viva klarineta” etj. Dua shumë ajo që është e njohur në vendet evropiane si metodika e mësimeve të pianos në moshë të rritur të aplikohet edhe tek ne. Evgenia Radosllavova, e cila ka mbaruar arsimin e vet në Akademinë Shtetërore Muzikore “Panço Vlladigerov”, prej vite punon në Vjenë mbi këtë sistem dhe ka arritje shumë të mira. Ajo është ndër pedagogët prijës në këtë drejtim. Tani është në juri dhe unë shpresoj të zgjerojmë shkëmbimin e ideve dhe eksperiencës në të ardhmen.”
Ja se çfarë na tregoi zonja Radosllavova: “Gëzohem shumë, se përsëri jam në këtë forum të vetëm për nga lloji i tij dhe dëgjoj interpretimet emociononte të pjesëmarrësve. Ato ma detyrojnë të zbulojë përsëri vepra të njohura dhe t’i përjetojë bashkë me ta. Urime të posaçme për organizatorët dhe veçanërisht për znj. Daniella Dikova. Në Vjenë kam përpunuar një sistem të arsimimit të nxënësve të moshuar. Aty njerëzit nga herë fillojnë të merren me muzikë pas moshës 60 vjeç. Kjo metodë i përfshin në mënyrë më të përshtatshme në botën e muzikës. Para dy vjetësh solla në konkurs dy nxënëse të mi që ishin mbi 70 vjeç. Mbaj mend si e mahnitën publikun dhe jurinë me përkushtimin e tyre. Për mua është kënaqësi e madhe, se mund të mbushë të përditshmen e tyre me më shumë kuptim dhe me një gjë të mrekullueshme siç është muzika.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: Allbena Bezovska dhe “Vivapiano”
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina..