Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëtorët me punë shtëpie mbeten të padukshëm dhe pa të drejta

БНР Новини

Suvenire laramane, zbukurime origjinale, qëndisje artistike, thurje me shtiza, kukulla prej tekstile, gdhendje unike në dru... Bukuri të tilla punohen nga ushtria e madhe e punëtorëve me punë shtëpie tek ne. Numri i tyre arrin afro 450 mijë veta. “78 për qind prej tyre janë gra dhe janë të punësuar në industrinë e lehtë”, tha për Radio Bullgarinë Violeta Zllateva, kryetare e Shoqatës së Punëtorëve me Punë në Shtëpi dhe kryetare e Sindikatës së Punëtorëve të Vetëangazhuar dhe Informal. Dhe në se para vitesh me punë shtëpie merreshin vetëm pensionistët, që të fitojnë pak para, kohët e fundit ulet mosha dhe shtohet kuota e të rinjve, për më tepër me arsim të lartë, të cilat e shndërrojnë hobin e tyre në mjet kryesor për nxjerrjen e bukës së gojës. Ndër ta ka edhe juristë, ekonomisë, mësues, të cilët kanë mbetur pa punë, njoftojnë nga shoqata. Sipas zonjës Zllateva numri i punëtorëve informal vazhdon të rritet:

Снимка“Krahas punëtorëve me punë shtëpie, po rritet numri i prodhuesve informal bujqësorë dhe i tregtarëve rrugorë – shpjegon ajo. – Në Sofje është serioz problemi me muzikantët rrugorë, të cilët gjithashtu janë pjesë e punëtorëve informal. Duhet t’i kushtohet vëmendje këtij grupi, i cili nuk ka me çfarë tjetër të nxjerrë bukën e gojës. Të mos flasim për invalidët që punojnë. Pjesa dërmuese prej tyre plotësisht janë në sektorin informal dhe punojnë diçka në shtëpi.”

Sipas përfaqësuesve të Shoqatës, e cila këto ditë shënon përvjetorin e 15-të nga themelimi, punëtorët me punë shtëpie vazhdojnë të mbeten të padukshëm, pazë dhe të privuar nga të drejta. “Shumica e njerëzve hyjnë në ekonominë informale jo me dëshirë të tyre, por të detyruar nga domosdoshmëria të mbijetojnë. Në rast të kundër mbeten pa punë dhe pa mjete. Ata që punojnë copë me porosi marrin para, por nuk kanë kontrata të punës dhe sigurime”, shpjegon zonja Zllateva. Prandaj nga shoqata ngulin këmbë, që përfaqësues të tyre të marrin pjesë në kontrollin bashkë me Inspektimin e Punës. Që të dalin në dritë punëtorët me punë shtëpie është e domosdoshme të ulet pragu i sigurimit të tyre, i cili i është baras rrogës minimale mujore. Këtë qëndrim e ka sindikata. Svetlla Ilieva nga qyteti Pleven është llogaritare për nga profesioni. Para 15 vitesh ajo mbeti pa punë dhe kështu hyri në ushtrinë e punëtorëve me punë shtëpie. Ajo rrëfen, se për shkak të të ardhurve të ulëta dhe jo të rregullta nuk e siguron veten. Për këtë arsye ajo nuk ka stazh pune për pensionim. Ajo është koordinatore e shoqatës në qytetin Pleven prej 12 vitesh. Ajo tregon:

Снимка“Mbeta pa punë dhe në shtëpi fillova të merrem me hobin time: qëndis, bëj kukulla, thur me dy shtiza. U mblodhëm disa shoqe. Ato erdhën me shoqet e tyre dhe kështu formuam një organizatë. Në qytetin Pleven nuk ka ndërmarrje, përveç disa firmave të rrobaqepësisë. Afro 10 mijë veta punojnë në to. Shumë bashkëqytetar janë jashtë shtetit, sepse nuk kanë punë këtu. Punojmë suvenire dhe rregullojmë ekspozita tregje në qytetet Pleven, Sofje, verën edhe në vendpushimet bregdetare. Aty shesim prodhimin tonë.”

Gjetja e tregjeve, ku të realizojnë prodhimin është problemi tjetër, para të cilit qëndrojnë punëtorët e vetëangazhuar me punë në shtëpi. Zakonisht qiratë janë të larta dhe ata nuk janë në gjendje ta paguajnë. Tani për tani ata punëtorë e kanë përkrahjen e kryetarëve të bashkive të qyteteve Sofje, Burgas, Veliko Tërnovo dhe Pleven. Ata u sigurojnë atyre salla bashkiake kundrejt një qiraje minimale. Ata njerëz nuk kanë akses edhe me financimin dhe me kualifikimin suplementar.

Снимка“Kemi dëshirë, që punëtorët e vetëangazhuar me punë në shtëpi të përfshihen në programe speciale për zhvillimin e biznesit të vogël privat. Mirëpo, kjo nuk duhet të realizohet sipas kërkesave ekzistuese – thekson zonja Zllateva. – Aktualisht ekzistojnë programe të ndryshme, por që të përfshihesh për mikrofinancim, tri vitet e mëparshme duhet të kesh një qarkullim të paktën 300 mijë leva. Insistojmë për programe speciale për zhvillimin e sipërmarrjes. Njerëzit nevojiten 5-6 mijë euro që të blejnë materialet e domosdoshme për fillimin e biznesit të vet.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga Shoqata e Punëtorëve me Punë në Shtëpi



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD