Rrethi gjithmonë ka qenë simboli i tërësisë dhe integritetit. Ai është ndër elementet më të përhapura të simbolikës mitologjike që shpreh ndjenjën e unitetit. Që nga fillimi i punës së tyre të përbashkët kjo është ndjenja kryesore për pesë muzikantët e grupit “Full cirkle”. Sipas tyre shijet e ndryshme nuk janë pengesa në rrugën e suksesit.
“Parapëlqimet tona të ndryshme, për sa u përket stileve, bëjnë kështu që të bashkohemi më fortë rreth një tendence muzikore – është i mendimit Jamie Rashed (Xhejmi Rashed) – vokalisti i grupit. Tërë ditën ne dëgjojmë stile të ndryshme të muzikës rok. Kështu bashkojmë idetë tona dhe krijojmë tingëllimin tonë të posaçëm. Tani për tani muzika, të cilën krijojmë, pasqyron veten tonë. Pas dy vjetësh mund të marrim një drejtim krejt të ndryshëm.”
Këtë vjeshtë muzikantët do të prezantojnë albumin e tyre të parë. Në të janë përfshirë kënga vetëm me tekste angleze. Muzikantët janë bindur se adhuruesit e tyre dëgjojnë edhe grupe të tjera, të cilat krijojnë në gjuhën e Shekspirit. “Më e rëndësishmja është që të ndiesh muzikën se sa të kuptosh gjithçka që këndohet” – është argumenti i vokalistit të bandës, i cili është autor i teksteve.
Për të ruajtur tingëllimin e albumit kështu, siç ata vetë dëshirojnë, muzikantët e kanë marrë vendimin të mos përdorin një producent të jashtëm. Ata vetë popullarizojnë muzikën e tyre ndërmjet rrjeteve sociale. Pyetjes, a përpiqen të mbeten larg komercializmit, apo e pranojnë si një e keqe e domosdoshme, Dan Valentino i përgjigjet:
Aktualisht vëmendja e “Full cirkle”-it është drejtuar tek konkursi Jagermeister – Kavarna Battle of the bands (beteja e bandave). Ai jep mundësi që grupe të reja të përfshihen në festivalin e 10-të jubilar të muzikës rok. Ai është më i madhi në Bullgari dhe zhvillohet rregullisht në qytetin bregdetar Kavarna. A do të interpretojnë atje, djemtë do të kuptojnë gjatë muajit maj. Por kjo nuk është sfida e vetme para tyre. Ata duhet të fitojnë një betejë të muzikës metal. Çmimi do të jetë pjesëmarrja e tyre në festivalin më të madh të muzikës së rëndë në botë “Wacken” (ai e mban emrin e fshatit, në të cilin ai zhvillohet në Gjermani Veriore). “Full cirkle” është një nga bandat, të cilat kanë arritur finalin e selektimit bullgar.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..