Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gajdet e Skocisë dhe të Rodopeve do të hapin Sallonin e 20-të të Arteve në Pallatin Kombëtar të Kulturës

БНР Новини
Foto: redhotchillipipers.co.uk

Grupi atraktiv Red Hot Chilli Pipers nga Skocia do të takohet me publikun bullgar më 11 maj. Ky është koncerti, me të cilin fillon edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar “Salloni i Arteve”, organizuar nga Pallati Kombëtar i Kulturës. Loja origjinale e fjalëve me emrin e grupit të njohur amerikan të stilit rock “e përshkruan” mirë ndjenjën e humorit të grupit të gajdexhinjve, themeluar në vitin 2002 në Skoci. Përveç instrumentit tradicional, ai përfshin kitarë, piano dhe bateri.

Tashmë disa muaj gajdexhinjtë e Skocisë janë duke këmbyer mesazhe me kolegët e tyre bullgarë, të cilët janë ftuar për të marrë pjesë në koncert – kjo është këngëtarja e njohur e Rodopeve Valja Ballkanska, partneri i saj i përhershëm skenik Petër Janev (kaba-gajde) dhe formacioni folklorik “Orfikus”. Ata kanë përgatitur disa interpretime solo, kanë mësuar disa pjesë nga repertori i muzikantëve skocezë dhe po presin me padurim shoun kolorite. Ndër meloditë e seleksionuara të Rodopeve nuk përmendet “Ka dalë Hajduti Deljo”, por ne do të rikujtojmë se ky interpretim i Valja Ballkanskës është incizuar në pllakat e arta të gramafonit të vendosura në dy aparatet kozmike “Vojaxhër 1” dhe “Vojaxhër 2”, të cilat fluturuan në Kozmos në vitin 1977.

Valja Ballkanska në skenë me gajdexhiun e njohur Petër Janev. Foto: BGNESSiç mësuam nga Petër Janevi, ai dhe Valja Ballkanska tashmë kanë pasur mundësi për të marrë pjesë në disa interpretime të përbashkëta me gajdet skoceze. Kjo ka ndodhur para disa vitesh në Britaninë e Madhe, me ftesë të Pallatit Mbretëror. Zëri i Valja Ballkanskës dhe kaba-gajdja e Petër Janevit kanë tingëlluar së bashku me një pjesë të Orkestrës Frymore të Gardës Mbretërore në një koncert të organizuar nga oborri mbretëror i Britanisë së Madhe. Çfarë përfshin pjesëmarrja e muzikantëve bullgarë në programin më 11 maj?

“Duam ta zhvillojmë një takim të dy kulturave, të dy mënyrave të tingëllimit të gajdes – të asaj skoceze bashkë me kaba-gajden e Rodopeve – tregon Petër Janevi. – Mediet vazhdimisht na informojnë se do të ketë njëfarë kundërshtimi, por kjo nuk është e vërtetë. Për mendimin tim llojet e ndryshme të kësaj vegle muzikore kanë rrënja të përbashkëta. Mendoj se duhet t’i kërkojmë te stërgjyshërit tanë nëpër këto troje – trakët. Sipas meje gajdja e ka origjinën e vet në kulturën e tyre, kurse pas kësaj është përhapur në Evropë. Unë mendoj se muzika e bukur përbën njëfarë “bashkësie”. Do të përpiqemi të bëjmë pikërisht këtë. Bashkë me ne janë gajdexhinjtë nga formacioni folklorik “Orfikus”, ku bëjnë pjesë interpretuesit e grupit të njohur “100 kaba-gajde”. Më i riu është në moshën 14 vjeç, më i moshuari është 84 vjeç. Ne marrim pjesë në një-dy pjesë bashkë me ta. Për këto pjesëmarrje kemi përgatitur “Je i bukur o pylli im” – kënga është shumë e njohur te ne dhe nuk është e vështirë për t’u interpretuar nga të huajit. Ne kemi trashëguar një melodikë të jashtëzakonshme të krijuar mbi radhët melodike të cilat janë karakteristike për Evropën dhe mekamet e Lindjes, duhet të krenohemi se kemi folklorin më të pasur në botë.”




Ja se çfarë tha Valja Ballkanska për dëgjuesit e Radio Bullgarisë: “Të tjerët mësojnë për ne nga traditat tona. Prandaj desha të interpretoj këngë origjinale folklorike. Tashmë kam përvojë nga pjesëmarrja në Britaninë e Madhe dhe e di se si tingëllojnë këngët tona me gajdet skoceze. Jam kureshtare se çfarë do të jetë rezultati tani, kur ato do të krahasohen me kaba-gajdet autentike. Unë nuk do t’i ndryshoj këngët e mia në asnjë mënyrë. Mali i Rodopeve është kënduar atje, si dhe traditat tona. Ftojmë të gjithë adhuruesit e folklorit bullgar për të ardhur në koncert, që të shijojmë të gjithë së bashku muzikën e bukur.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD