E buzëqeshur, e hijshme, plotë optimizëm, Ilijana Stoillova është ndër të rinjtë e lumtur, të cilët arrijnë ta zbulojnë dhe ta kapin bukurinë, që t’u tregojnë të tjerëve. Kohët e fundit ajo mbaroi Universitetin e Silvikulturës në Sofje specialitetin dizajn inxhinieri. Aktualisht bën hapat e parë profesionalë në Fabrikën e Artit Urban në Sofje. Aty është edhe atelieja e saj, ku punon bashkë me dy vajza të tjera. Idetë e tyre janë tepër atraktive. Shpesh herë në çantën e saj në vend të makijazhit ka vegla të ndryshme të llojllojshme.
“Nuk është një gjë tipike, që vajzat të punojnë me turjelë, makinë prerëse, sharrë, etj. Por ne punojmë me to dhe çdo ditë përmirësojmë aftësitë tona – buzëqesh Ilijana dhe shton. – Gëzohem se merrem me dizajn dhe me gjithçka tjetër, që ka të bëjë me krijimin e bukurisë. Kur njeriu mishëron tërë dashurinë e tij në punën që bënë, kjo ndjenje rikthehet si një valë te ai. Më pëlqen atë që bëj dhe mendoj, se do të vazhdoj. Punuam mobilie për qendrën e informacionit të tregut “Rimska Stena”. Një pjesë prej veprimtarisë së kësaj qendre është organizimi i të ashtuquajturve “tregje të fermerëve”. Kjo fushatë i është tepër afërt mënyrës sime të mendimit dhe të jetesës. Ideja e këtyre tregjeve është, që konsumatorët të takohen me prodhuesit bujqësorë.”
Ilijana Stillova punon me dhurim të madh dhe me ngrohtësi. Ajo nuk bënë asgjë me idenë të fitojë para. Ajo e bënë me idenë se do të fitojë në sajë të energjisë së futur në punën e kryer. Ndryshe nga shumë të rinj të tjerë, ajo shikon perspektiva për zhvillim edhe në Bullgari. Dëshira e saj është të zbatojë ëndrrat pikërisht këtu, ku ka lindur. Çfarë e motivon?
“Më pëlqen të udhëtoj, sepse mund të shikoj kultura dhe njerëz të ndryshëm. Mirëpo, Bullgaria është atdheu ynë dhe ne duhet të zhvillohemi këtu. Nuk është e domosdoshme të ankohemi dhe gjithnjë të vëmë theksin mbi këtë, të cilën nuk e pëlqejmë. Në vend të kësaj duhet të fillojmë të ndryshojmë gjërat, të cilat nuk na kënaqin. Mendoj, se ne të rinjtë duhet ta bëjmë pikërisht këtë. Kur kemi punë duhet ta kryejmë. Kam dëshirë të merrem me dizajnin e mobilieve. Me sendet, që krijoj mund të ndryshoj hapësirën dhe t’u sjell kënaqësi pronarëve të tyre. Mobiliet që na rrethojnë kanë rëndësi, sepse mbajnë në vet veten energji. Prandaj përpiqem të fut tërë energjinë time pozitive në sendet që bëj. Kjo me shpresën, se ata do t’i sjellin lumturi ndonjërit tjetër, se ata do ta përqafojnë me buzëqeshjen time njerëzit, që jetojnë në mes të tyre.”
Dizajneria e re e do natyrën dhe që nga fëmijëria merret me uindsërf. Prandaj verën e kalon pranë detit, ku pothuajse çdo ditë mëson fëmijë dhe të moshuar si të qëndrojmë sipër valëve të mbajnë velën që të lëvizen:
“Në sajë të kontaktit tim direkt me natyrën kuptoj me sa forcë dhe bindje më mbush ajo. Në të njëjtën kohë i jap llogari vetes, se ne njerëzit e pranojmë si një gjë të dhënë. Mirëpo, ne jemi vetëm pjesë prej saj. Kjo është mënyra ime e mendimit. Përpiqem të ushqehem në mënyrë të shëndetshme dhe të mbrojë ambientin rrethues. Edhe një pjesë prej mobilieve që punoj, janë të krijuara pikërisht sipas këtij parimi, disi një inspirim i jetës së re të sendeve të vjetra. Një nga sendet interesante që kam punuar është një sajë me rrota – “sajë verore” me shpinëz nga një karrige. Përpiqem të shikojë gjërat e mira dhe t’u tregoj njerëzve, se gjithçka është e mundshme – në se dëshirojnë. Ngandonjëherë has shumë negativizëm përreth. Përpiqem të depërtoj në thelbin e tij dhe të shikoj ana tjetër. Kam dëshirë të tregoj, se gjërat mund të duken ndryshe, në se këndvështrimi do të ndryshohet. Edhe bota përreth, në se depërtojmë pak më thellë në vet veten do të zbulojmë, se ajo duket ndryshe nga ajo që shikojmë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..