Për katër muaj në buxhetin shtetëror është grumbulluar një tepricë prej më se 500 mln euro. Kjo është një shumë e konsiderueshme, duke pasur parasysh se të ardhurat publike për tërë vitin priten se do të jenë 14 mlrd. euro. Në se në shtet vazhdojnë të hyjnë aq shumë para në fund të vitit në vend të deficitit të parashikuar prej 3% financat publike do dalin me plus 1.5 mlrd euro. Kështu për shpenzimet e planifikuara nuk do të ketë nevojë për marrjen e borxheve të reja.
Në moment, kur Ministria e Financave shpalli këto rezultate pozitive Instituti për Ekonomi Tregtare informoi se bullgarët tashmë kanë “liri tatimore”. Kjo do të thotë se tashmë kanë paguar të gjitha tatimet e tyre për vit dhe po punojnë vetëm për vetveten. Këto dy lajme duken pozitive për bullgarët, mirëpo ndërkohë sindikatat shpallën të dhëna të tjera. Sipas tyre rreth gjysma e 7.2 milionë bullgarëve jetojnë me të ardhura që janë më pak sesa është paga minimale – 185 euro për muaj. Në fund të tremujorit të parë të vitit 2015 paratë e nevojshme për jetë ishin 290 euro për person, informuan nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Këto shifra tregojnë se për një jetë normale sipas standardeve të pranuara mungojnë rreth 100 euro.
Këto llogaritje bëhen më të kuptueshme kur shpjegojmë çfarë mbetet mbas tyre. Të ardhurat e shumta në buxhet nuk vijnë nga tatime më të larta apo nga një rritje në biznes dhe në ekonomi. Nuk bëhet fjalë edhe për përmirësimin e mënyrave të mbledhjes së tatimeve. Ato janë rezultat të pagimit nga ana e Brukselit të parave të harxhuara për projekte në kuadrin e programeve evropiane. Kështu që deri në fundin e vitit nuk priten të ardhura të tilla. Dhe nuk mund të flasim për një tendencë të rritjes së të ardhurave.
Liria tatimore në përgjithësi është diçka e mirë dhe fakti se tashmë nuk kanë pagime ndaj shtetit është motivues për njerëzit. Por paga e mesme në Bullgari është rreth 420 euro për muaj dhe shumica e njerëzve nuk mund ta arrijnë këtë nivel të pagimit. D.m.th. liria tatimore nuk do të thotë mirëqenie dhe jetë e rehatshme.
Kjo se parat nuk mjaftojnë në fakt nuk mund të thuhet se është lajm. Mund të përmendim një përfundim të Institutit për ekonomi tregtare, sipas të cilit 1/5 e popullsisë jeton në pragun e varfërisë. Një në çdo 10 veta jeton në varfëri të thellë. Kështu që nuk mund të thuhet se të ardhurat e rritura në buxhet janë ndonjë sukses të qeverisë. Qeveritarët tanë duhet të punojnë shumë fortë për përmirësimin e kushteve të jetesës së bullgarëve dhe për t’i afruar të ardhurat tona tek nivelet e mesme evropiane.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..