Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Folklor pa kufi” – koncert prej autori i Marek Djakovit

Foto: marekdyakov.com

Kompozitori Marek Djakov do të ketë një mbrëmje prej autori. Veprimtaria është pjesë e nismës “Klasa e mjeshtërve për rilindës” të rrjetit Kombëtar të Arsimit Joformal. Ky rrjet, që u krijua në vitin 2013, bashkon njerëz dhe organizata, që synojnë të afirmojnë të ashtuquajturën “Arsim joformal” si një pjesë e natyrshme e sistemit arsimor kombëtar. Veprimtaria koordinohet nga Qendra e Studimeve Interdisciplinare dhe e Inovacioneve në Arsimin Joformal pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Ideja është të mbështeten personalitete dhe projekte, të cilët prezantojnë arritjet e shpirtit popullor.

Më shumë hollësi për koncertin sjell Marek Djakovi: “Klasa e mjeshtërve për rilindës” organizohet në partneritet me Pallatin Kombëtar të Fëmijëve në Sofje. Është një nder i madh për mua ftesa të prezantoj veprat e mia prej autori. Në program ka kompozime të krijuara mbi bazë folklorike. Në fakt ky është në thelbin e kësaj nisme – të prezantohen autorë, që ruajnë traditat bullgare. Ndër pjesëmarrësit janë disa grupe dhe interpretues, me të cilën bashkëpunoj prej vitesh. Ata janë fëmijët e Ansamblit të Vallëzimit “Bëdniçe” pranë Pallatit të Fëmijëve, Ansambli i Vallëzimit “Bëllgarani”, këngëtarja popullore Ivelina Dimova e të tjerë. Si autor punoj me grupe të ndryshme. Jam drejtues i Ansamblit më të vjetër folklorik në vend “Goce Dellçev”. Në fund të muajit maj do të shënojmë përvjetorin e 70-të të themelimit të tij.”

Biografia e kompozitorit Marek Djakov ka të bëjë plotësisht me artin folklorik. Ai lindi në Bullgarinë Jugperëndimore, por riti në qytetin piktoresk danubian Silistra të Bullgarisë Verilindore. Filloi si valltar në Ansamblin “Dobruxha” të qytetit Dobriç. Dalëngadalë mësoi t’i bie fizarmonikës. Ka dhënë shumë koncerte. Është themelues i shkollës së fizarmonikës në Pallatin Kombëtar të Fëmijëve. Mbaroi Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Vite me radhë punonte jashtë shtetit. Gjatë kësaj periudhe formoi Korin “Rodoljubec” në Moldavi. Me këtë kor ai ka fituar shumë çmime të konkurseve dhe festivale ndërkombëtare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD

"Punëtori i zellshëm" – kënga më e re e Papi Hans

Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..

botuar më 25-02-20 6.35.PD
Portreti i Vasill Levskit, nga piktori Dionisij Donçev

“Mos këndo, o bilbil, kam kohë, nuk nxitoj...”

"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..

botuar më 25-02-19 7.30.PD