Konkursi ndërkombëtar për pianistë dhe violinistë takoi përsëri profesionistë nga mbarë bota në Shumen – qyteti me të cilin është lidhur fëmijëria e hershme e kompozitorit të madh bullgar Panço Vlladigerov. Gara zhvillohet në çdo dy vjet që nga viti 1986. Në fillim konkursi ishte vetëm për pianistët. Pas krijimit të fondacionit “Panço Vlladigerov” në vitin 1993 u përfshi edhe konkursi për violinistët. Kryetari i fondacionit është violinisti dhe pedagogu i njohur prof. Minço Minçev. Ai është gjithashtu kryetari i jurisë, e cila i vlerëson violinistët.
Sivjet ndër kandidatët e rinj kishte përfaqësues të Bullgarisë, Rusisë, Gjeorgjisë, Ukrainës, Japonisë, Tajvanit, madje të Australisë. Konkursi filloi më 29 prill, kurse më 8 dhe 9 maj u shpallën laureatët.
Ja se si duket ngjarja nga këndvështrimi i dy grave të njohura në botën e muzikës klasike, përfaqësuese të jurisë ndërkombëtare – prof. Eliso Virsaladze dhe prof. Stojka Millanova.
Prof. Elisa Virsaladze është pedagoge në Konservatorin e Moskës që nga viti 1967 dhe në Universitetin për Muzikë dhe Art Interpretimi në Munih nga viti 1995. Ja se çfarë tha ajo për Radio Bullgarinë:
“Është mirë se ky konkurs i ka traditat e veta. Mendoj se ai do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen dhe do të arrijë një nivel edhe më të mirë. Kam qenë në Bullgari shumë herë, por kjo është pjesëmarrja ime e parë si anëtare e jurisë ndërkombëtare në Shumen. Jam shumë e lumtur, gjithçka është shumë e bukur. Megjithëse janë relativisht pak, pjesëmarrësit ishin shumë të mirë dhe treguan vetitë e tyre të shkëlqyeshme. Më bënë një përshtypje shumë të mirë muzikantët e rinj nga Bullgaria, Rusia, Ukraina. Mund të them se të gjithë u paraqitën mrekullueshëm. Kuptohet, po njoh shumë pianistë bullgarë. Të gjithë i dinin emrat e Aleksis Vajsenbergut dhe të Jurij Bukovit – ata janë nga brezi më i vjetër. Në shumë konkurse kam dëgjuar Evgeni Bozhanovin – një muzikant i talentuar, i uroj atij shumë suksese. Ndër violinistët nuk mund të mos përmendë Stojka Millanovën dhe Minço Minçevin – interpretues dhe pedagogë të shkëlqyeshëm. Më në fund desha të them se e dua shumë vendin tuaj dhe gjithmonë gëzohem kur të jem këtu.”
Profesoresha Stojka Millanova është interpretuese dhe pedagoge e violës që prej shumë vitesh. Ja se si ajo i përgjithësoi përshtypjet e veta nga konkursi:
“E pranova ftesën për t’u bashkuar me kolegët me një gëzim të madh. I falënderoi organizatorët, kryetarin e bashkisë së qytetit Shumen dhe ekipin e tij. Sivjet në garën e violinistëve kishte pjesëmarrës nga vende të ndryshme – Koreja, Lituania, Japonia, Turqia, Gjeorgjia, Hungaria. Për fat të keq shënuam faktin se mungojnë përfaqësues të Bullgarisë. Shumica e këtyre të rinjve bëjnë studime te profesorë të njohur bullgarë në konservatore dhe universitete të ndryshme në botë dhe tregojnë arritje të mira. Niveli i përgjithshëm ishte shumë i lartë. Një risi në organizatë është përfshirja e dy orkestrave në finale. Violinistët interpretojnë koncerte të Bahut
Juria për interpretimet e violinistëve dorëzoi gjithsej gjashtë çmime. Në vend të parë u klasifikua Kana Egashira nga Japonia.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...