Presllavi i Madh është kryeqyteti i dytë i Mbretërisë së Parë Bullgare pas Pliskës. Pas vitit 893, kur u shpall qyteti kryesor i Bullgarisë, ai u bë selia e shkollës së parë letrare. Ajo u zhvillua si një qendër e rëndësishme letrare dhe kulturore në Bullgari dhe në botën sllave, ku kanë punuar shkrimtarë dhe shkencëtarë të shquar të Mesjetës.
Në epokën e Mesjetës Bullgare Presllavi i Madh ishte një prej qyteteve më të bukura dhe madhështore të Evropës Juglindore. Atje ruhen shumë monumente të kulturës së Pliskës dhe Presllavit. Nga jashtë qyteti ishte i rrethuar me mure prej guri të bardhë. Qyteti i brendshëm gjithashtu ishte i mbrojtur shumë mirë dhe atje ndodhej pallati i rezidencës mbretërore.
Ndër mbeturinat më të vlershme të kësaj periudhe janë ikona prej qeramike e Shën Teodor Stratilatit, Thesari i Artë i Presllavit dhe ikonostasi prej qeramike nga Manastiri i Pallatit, një figurë shahu dhe shumë të tjera. Ato mund të shihen në Muzeun pranë Rezervatit Historiko-Arkeologjik Kombëtar “Presllavi i Madh”, që është dislokuar mbi mbeturinat e kryeqytetit të vjetër bullgar. Gërmimet, që vazhduan më shumë se një shekulli, tregojnë se Presllavi i Madh është ndërtuar nga bullgarët si një qendër madhështore, e cila në kohën e kaluar ka qenë një rival i denjë i kryeqytetit bizantin Kostandinopojë. Një vërtetim i kësaj janë mbeturinat e studiuara nga arkeologu docenti Stojko Bonev, i cili afro 40 vjet studioi mbeturinat e qytetit të vjetër.
“Ky është një prej objekteve më të vështira për studimin e Mesjetës Bullgare. Themelet janë vendosur shumë thellë në tokë, kurse gurët, me të cilët është bërë godina janë nja 300-400 kg. Themelet dhe muret janë të gjera nja 2 metra, muret janë bërë prej blloqesh, të lidhura me horasan. Kjo ndërtesë, e cila siç duket ka qenë madhështore dhe e mrekullueshme, me dimensione të mëdha, të cilat hasen shumë rrallë në trojet tona, është një kryevepër e vërtetë e arkitekturës bullgare. Përveç kësaj ajo është dekoruar shumë pasur, këtu ka plastikë prej gurësh, qeramikë të vizatuar, vitrina prej qelqi në dritare. Është e qartë se një godinë e tillë nuk është ndërtuar për një njëri të zakonshëm, ajo është ndërtuar për njerëzit që kanë zënë poste të larta në shoqëri. Kjo, që mua më bën një përshtypje shumë e mirë, janë pllakat prej guri, të cilat ripohojnë nivelin e lartë të gurgdhendjes, në fakt madje nuk bëhet fjalë për gurgdhendje, por për një art të vërtetë mbi gur. Këto janë gjëra, të cilat nuk mund të shihen në godina të tjera. Tërë ky ansambël ka qenë selia personale e udhëheqësit.”
Sipërfaqja e madhe, ku shtrihet rezervati historik prej mbi 500 hektarësh, nuk mund të shihet vetëm në kuadrin e një dite. Turistëve gjithmonë u bëjnë një përshtypje të madhe portat e hekurta të kështjellës dhe muret e bardha të Kishës së artë, e cila është konservuar dhe na rikujton për jetën shpirtërore në kryeqytetin e parë bullgar pas pranimit të fesë së krishterë. Kisha tjetër – ajo e pallatit, është restauruar pjesërisht.
Pllamen Dimitrov, drejtor i muzeut pranë rezervatit historik “Presllavi i Madh” tregon: “Tashmë po punohet mbi një projekt shumëvjeçar për restaurimin dhe konservimin e dy prej objekteve në Rezervatin Historiko-Arkeologjik. Ato janë kisha e pallatit dhe bazilika e udhëheqësit. Parashikohet dhe restaurimi dhe ngritja e mureve të tyre në një lartësi të veçantë, me qëllim paraqitjen e këtyre dy godinave në llojin e tyre autentik. Po punohet edhe mbi krijimin e një sistemi informativ medial, i cili do t’u japë mundësi turistëve për të marrë në kohën reale informatë për të gjitha shërbimet e ofruara në qytet. Një kuriozitet tjetër në qendrën e Presllavit të Madh është kisha “Apostujt e Shenjtë Petër dhe Pavell”, ndërtuar në stilin e Rilindjes. Dy shenjtorët janë mbrojtës edhe sot e kësaj dite të Presllavit të sotëm, kurse ati Nikollaj, prift në tempull, është i gatshëm për t’i treguar çdo një vizituesi për kohën plotë legjenda dhe histori, kur është ndërtuar kisha.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: wikipedia.org
Në kulmin e sezonit turistik, Shpella “Magurata” mirëpret mesatarisht 1000 deri në 1500 njerëz në ditë. Fenomeni natyror dhe arkeologjik, i vendosur jo shumë larg nga qyteti i Bullgarisë Veriperëndimore – Bellogradçik , ka përmasa kolosale dhe i..
Në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore në lagjen Kollusha ngrihet kisha “Shën Gjergji Fitimprurësi”. Ajo u shpall monument arkitekturor dhe kulturor me rëndësi kombëtare. Ky është tempulli më i vjetër nga mesjeta në rajon. Krijuar..
Nuk është e nevojshme të udhëtojmë me mijëra kilometra, që të mund të arrijmë deri në vende në të vërtetë të shenjta për të krishterët dhe të pimë nga "burimi" çudibërës i besimit ortodoks. Tokat bullgare janë të përmbushura me qindra kisha dhe..