Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banorët e qytetit Kërxhali rivendosin kompleksin e manastireve nga mesjeta

БНР Новини

Kompleksi i manastireve nga mesjeta “Shën Joan Pararendësi”, në qytetin piktoresk rodopës Kërxhali, është në rrugë të ringjallet për një jetë të re shpirtërore. Ideja për ringjalljen dhe kthimin e tij në vatër, e cila të bashkojë banuesit e kësaj krahine, është e atit Nikollaj Veliçkov, famullitar peshkop i rrethit shpirtëror dhe murg pranë manastirit. Ai është me prejardhje nga qyteti Asenovgrad, por vjen për të shërbyer në qytetin Kërxhali me ftesë të mitropolitit të qytetit Plovdiv –Nikollaj.

“Përpara 3 vjetëve e gjysmë manastiri kishte një dry të madh në derë dhe qe i ndryshkur dhe me barë të mbirë.  E pranova nënshtrimin dhe filluam të punojmë për rivendosjen e tij, sepse kur njeriu hyn ne vendin e shenjtë, ai duhet të ndiej veten sikurse ndodhet në parajsën e tokës”, thotë atë. Kompleksi i Manastireve është i themeluar gjatë shekujve të 6 dhe të 7 dhe ka qenë një qendër shpirtërore të njërës prej eparkive më të mëdha mesjetare-Ahridos. Gjatë kohës së pushtimit turk në Ballkan është kthyer në rrënoja dhe zhytet në një haresë të thellë. Dhe kështu deri në vitet 30 të shekullit të kaluar, kur banuesit vendas zbulojnë për herë të parë mbeturinat e tij. Më vonë zhvillohen gërmimet arkeologjike, kurse gjatë vitit 2000 është bekuar përsëri kisha e rivendosur e manastirit. Sot në të shërben ati Nikollaj. Akoma me ardhjen e vet ai themelon shkollë të ditës së diel, e cila sot vizitohet prej mbi 70 fëmijëve.


“Nuk kishim një vend në të cilin të mblidhemi. Prandaj zhvilluam një projekt të madh ideor me rreth 1700 metra katrore sipërfaqe të ndërtuar-tregon ati. Gjatë vitit 2014 përfunduam pjesën e parë, që është një shkollë e ditës së diel mbi mësimin të krishterë të fesë. Manastiri do të përfshijë 7 ndërtesa, të cilat do të jenë në një pamje të lashtë dhe do të kenë formën e kullave luftarake, që tu përngjajnë mureve të mëdhenj të lashtë, të cilët janë të ruajtur deri më sot. Kemi përkrahjen e shtetit për rivendosjen e manastirit, por kemi dëshirë të ndërtojmë edhe një pjesë tjetër, që do të realizohet me këmbënguljen, punën dhe paratë personale vetëm të njerëzve, të cilët janë të lidhur me qytetin Kërxhali. Pamja e tij njëqindvjeçare është e groposur në tokë. Dhe ja tani, ne jemi të detyruar si të krishterë të vazhdojmë veprën e paraardhësve tanë.”

Mbeturinat e manastirit mesjetar janë të shpallura për monument të kulturës me një rëndësi kombëtare. Prandaj projekti për rilindjen e tij është i koordinuar me Institutin Kombëtar për një trashëgimi të patundshme kulturore. Gërmimi i parë i godinës së re do të bëhet në ditën e Shën Enjos më 24 qershor, kur është dhe festa e kishës. “Nuk kemi asnjë qindarkë për fillimin e ndërtimit, por do të shikoni sesi me ndihmën e Zotit do ta ndërtojmë deri në muajin tetor. Kjo do të jetë një sprovë për ne vet, për zemrat tona dhe për këtë sesi mbështetemi tek Zoti”, është i bindur ati Nikollaj. A janë gati banuesit e qytetit Kërxhali të përfshihen në një veprimtari të tillë shpirtërore, në ngjashmëri të paraardhësve të vet?


“E ndiej fort dhe të gjitha këto gjëra janë të diktuara nga zemra ime, por, mbase nuk mund të përfytyroni, se prifti mund të ndërtojë diçka-thotë ati. Kjo është vepër e njerëzve në Kërxhali. Qëllimi im është vetëm të mund të bashkoj këtë popull të shpërndarë, që të mund të fusin zemrat e tyre në themelin e ndërtimit. Dhe të mundet kudo ku të jenë të shpërndarë, ata ose dhe fëmijët e tyre, të mund të kenë një vend i cili ti mbledh dhe ti bashkojë. Një vend, i cili të na kujtojë për rrënjët tona, për besimin tonë. Jo rastësisht kemi zgjedhur të ndërtojmë jo një pjesë të rastit nga manastiri, por atë që është e emëruar si një sallë me shumë funksione dhe arsimuese, sepse ajo do të jetë për një dritë e dituri më të madhe të popullit”.

Në godinën e re do të organizohen biseda, këngë kishtare dhe ekspozita me piktura të nxënësve të shkollës së ditës së diel. Dëshira e priftit është që kompleksi i manastireve të kthehet në një qendër tërheqëse shpirtërore jo vetëm për fëmijët nga qyteti Kërxhali, por dhe nga i gjithë vendi dhe bile dhe nga jashtë.

“Kur erdha në qytetin Kërxhali tanimë e dija se është më mirë që fëmijët të përfshihen në fe, të mund të bëjnë dallim midis së mirës dhe së keqes, tregon për misionin e vet ati. Prandaj e fillova këtë iniciativë mes banuesve , të cilët shfaqin dëshirë ti sjellin fëmijët në kishë. Sigurisht që shpesh keni dëgjuar fjalët: “Kisha nuk bën asgjë”. Po, por kisha jemi që të gjithë ne. Në këtë rast përpara 3 vjetëve e gjysmë unë ju drejtova popullit dhe i thashë: “Unë jam këtu dhe dua të mësoj fëmijët tuaj dhe ju, tu edukoj në të vërtetat e besimit. Por nuk ka sesi të hyj në shtëpitë tuaja, ju duhet vet të sillni fëmijët tuaj.”Dhe filluan pak nga pak nga një,dy fëmijë të vijnë dhe tanimë mbi 70 fëmijë vijnë në shkollën e mësimit të fesë gjatë ditës së diel. Unë punoj në këtë drejtim, që prindërit të mund të arrijnë deri në këtë vetëdije të lartë shpirtërore, saqë të kërkojnë që fëmijët e tyre të vizitojnë kishën dhe të mësohen dhe edukohen, të mund ti përmbahen së mirës. Kjo nuk u pengon as të venë në sport, as në shkollë. Çdo gjë e marrim parasysh. Kurse arsimi është i bazuar krejtësisht mbi bisedën me fëmijët. Ne nuk i hapim librat e trashë që të mund të mësojmë diçka, por unë u përgjigjem pyetjeve, të cilat i interesojnë, që të mund të fitojnë një përfytyrim më të madh për besimin e tyre.”


Për dinozaurët, yjet, engjëjt dhe për fundin e botës më shpesh pyesin fëmijët. Akoma për mësimet në shkollën e ditës së diel, prifti tregon:

“Ne kemi bërë dy filma në bazë të Biblës, të cilët i kemi incizuar mes mureve të lashta të manastireve. Njëri film është për djalin e kotë-plëngprishës, kurse tjetri-për Josifin dhe për vëllezërit e tij. Kemi dhe një iniciativë, e cila tanimë 3 vjet me radhë e bëjmë-dhe e dërgojmë për festën e Krishtlindjes-mesazh i cili u drejtohet të gjithë fëmijëve nëpër botë. Për këtë qëllim bëjmë një film dhjetëminutësh , të cilin e shpërndajmë. Njërin vit përfshimë këngë dhe vjersha, kurse gjatë vitit tjetër i përshëndetëm në 41 gjuhë. Sivjet përsëri bëmë një film shumë interesant me mësim nga shkolla e ditës së diel. Në ditën e Shën Enjos-24 qershor, do të përfundojmë vitin shkollor dhe për atëherë po përgatisim një pijes të madhe për Moisiun dhe 10 urdhrat e Zotit. Dëshira e fëmijëve është e madhe, ata bëjnë prova serioze dhe në këtë mënyrë çdo gjë mbetet në vetëdijet e tyre. Krishterimi nuk është në libër ose në dokument, ai është një mënyrë jetese. Duke përjetuar skena të ndryshme biblike, ata e kuptojnë se çfarë ka rastisur në dhiatën e Re dhe të Vjetër. Duke dërguar mesazhe drejt të gjithë fëmijëve nëpër botë, pa rëndësi nga besimi i tyre, ne i hapim zemrat tona për ta. Ne mesazhin tonë thuhet:”Ne jemi të vegjël dhe nuk ka se me çfarë tu dhurojmë, përveç me zemrat tona të pastra dhe me dashurinë, të cilën na e dhuroj Krishti!”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografitë janë të dhëna nga shkolla e Ditës së Diel pran manastirit Mesjetar “Shën Joan Pararendësi”





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD