Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rabini Josif Sallamon: “Dua të bekoj të gjithë popullin bullgar”

Foto: arkiv personal

70 vjetori nga fundi i Holokaustit dhe fitorja mbi nazizmin qe tema e konferencës së shtypit në Radion Kombëtare Bullgare. U shënua dhe një çerek shekull nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Shtetit Izrael. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore vendi ynë, pavarësisht se është aleat i Gjermanisë, mundet të shpëtojë izraelitët e vet nga kampet e vdekjes. Shpëtimi i tyre është rezultat nga përkrahja e kryetarit të Kuvendit Popullor Dimitër Peshev dhe akoma 42 deputetëve, e mitropolitëve Stefan dhe Kirill, e solidaritetit të bullgarëve të zakonshëm. Në konferencën e shtypit Maksim Benvenisti, kryetar i Organizatës të Izraelitëve në Bullgari “Shallom” vuri në dukje se, vendi ynë ka një kontribut drejt krijimit të Shtetit Izrael.

“Vetëm qeveria bullgare i lejoi bashkësisë vendase izraelite të transferohet në Izrael - tha ai. Vetëm ajo nga të gjitha shtetet në Bllokun Lindor nuk pengoi, por bile u ndihmoi izraelitëve bullgar, të cilët donin të niseshin për në atdheun e tyre-toka e gjyshërve të tyre. Politikanë izraelit, të cilët nuk janë me një prejardhje bullgare, dhe për të cilët tema për Shpëtimin nuk është dominuese, gjithmonë kujtohen fillimisht për këtë kontribut të Bullgarisë, për këta 40 mijë veta, një pjesë prej tyre të rinj , me një përvojë luftarake në rezistencë, të cilët duke shkelur në tokën e Izraelit, shkuan menjëherë në radhët e para të luftës çlirimtare gjatë vitit 1948. Më besoni, shoqëria izraelite nuk ka harruar këtë kontribut bullgar.”

Sipas Maksim Benvenistit, pavarësisht nga ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike për shkak të përkatësisë së Bullgarisë ndaj Bllokut Sovjetik, marrëdhëniet midis njerëzve nga të dyja vendet asnjëherë nuk janë ndërkryer.

“Njerëzit nga brezi im shumë mirë mbajnë mend të afërmit e vet izraelit dhe shokët, të cilët vinin në vitet e marrëdhënieve të ndërprera bullgaro-izraelite. Asnjë nuk ju pengonte dhe këtu ndiheshin shumë mirë, tha ai. Më besoni. Ky është një kujtim dhe nga fëmijëria ime, dhe nga periudha e adoleshencës dhe zgjati mbi 20 vjet. Por, kuptohet rivendosja e marrëdhënieve diplomatike është një akt shumë i rëndësishëm.”

Në konferencën e shtypit qe i pranishëm dhe Shkëlqesia e tij Shaull Kamiza Raz-ambasador i Izraelit në Bullgari. Ja se çfarë tha ai mbi temën për shpëtimin e izraelitëve bullgar:

“Këto janë ngjarje, për të cilat një pjesë nga pjesëmarrësit kanë ndjenja të mira dhe krenohen me atë që rastis-shpëtimin e izraelitëve bullgar. Por, po kështu ka dhe njerëz, të cilët është dashur të turpërohen nga veprimet e veta në ditët e atëhershme. Është i nevojshëm një shqyrtim i përhershëm, një veprimtari suplementare studimore, që të mund të kuptojmë se çfarë pikërisht ka rastisur atëherë. Fakti se sot, ne po vazhdojmë në këtë drejtim, është e denjë për respekt.”

“Kuptimi im dhe bindja si studiues është se tragjedia e Holokaustit natyrisht që është një katastrofë të qytetërimit dhe kjo në asnjë mënyrë nuk është kujdes vetëm për izraelitët-shënoi në konferencën e shtypit docentja Allbena Taneva, pedagoge në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Ky është një problem i thellë i secilit, i cili në atë kohë të kaluar ka qenë i interesuar ose ka qenë i distancuar, sepse, siç e dimë, që të ngjasin skenarë të këqija, nuk është e mjaftueshme që të këqijtë të bëjnë diçka. Është e mjaftueshme që të mirët të mos të bëjnë asgjë. Kështu që të mbrohet parimi se ne që të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit. Kurse ajo e cila është e shënuar në kushtetutat tona liberale, të jemi po kaq të mirë përsëri dhe përsëri ti mbrojmë.”

Shumë emocionues qe fjalimi i Rabinit Josif Sallamon-rabini kryesor i Qendrës “Habat”-Bullgaria. Ai është brezi i tretë i atyre të cilët kanë shpëtuar nga Holokausti dhe brezi i katërt i atyre, të cilët nuk kanë shpëtuar. “Për mua të jetoj në një shtet të tillë si Bullgaria është një gjë shumë speciale”-tha ai. Dhe akoma:

“Dua të bekoj të gjithë popullin bullgar, shtetin, qeverinë, si dhe këta njerëz, të cilët tanimë nuk janë midis të gjallëve: peshkopët e kishës bullgare nga ajo kohë, zotin Dimitër Peshev dhe akoma shumë të tjerë. Dua të uroj të gjallëve, dhe qeverisë, të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë të jenë si shembull për të gjithë botën sesi duhet të respektojmë dhe të ruajmë tjetrin. Ju faleminderit.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD