Një “dorezë e urtë” është në gjendje jo vetëm të kontrollojë nga distanca orenditë elektrike shtëpiake, por edhe të pilotojë anije kozmike. Kjo shpikje prej novatori u solli krijuesve të saj bullgar vendin e parë të konkursit prestigjioz të NASA-së – Space Shallenge 2015. Krijuesit janë një ekip nga 11 studentë bullgarë. Konkursi ndërkombëtar i NASA-së është një sfidë e vërtetë për pjesëmarrësit. Kjo për shkak të konkurrencës së madhe dhe afateve të shkurtra për përgatitjen e projekteve – mezi 48 orë. Qëllimi është të krijohen aplikacione të larmishme dhe makina, të cilët të përmirësojnë jetën në Tokë dhe në Kozmos.
Shpikja bullgare “Valkirija” u konkurrua me afro 1000 projekte të tjera të mbarë botës. Brenda dy ditëve ekipi bullgar krijoi një prototip veprues të “dorezës së urtë”. Ajo u punua prej lëkure dhe materiale elastike, kështu që të jetë komode për secilin, që e përdorë. Ajo iu ngjan shumë dorezave sportive me një gisht, por përmban shumë sensorë, të cilët dallojnë 16 lloje të ndryshme lëvizjesh. Sipas shpikësve doreza është në gjendje të përvetësojë të paktën edhe 60 lëvizje të tjera. Krahas kësaj është në gjendje të punojë afro 70 orë pa ndërprerje. Për aplikimet e shumta tregon Martin Kuvanxhiev – student në Universitetin Teknik në Sofje dhe udhëheqës i projektit:
“Realizuam një gjë, e cila u qëndron shumë afër njerëzve. “Doreza e urtë”, që krijuam mund të shfrytëzohet jo vetëm nga kozmonautët, por nga çdo njeri. Ky mund të jetë ndonjë biznesmen, i cili kur kthehet në shtëpi ka nevojë që gjithçka të ndodhë shumë lehtë. Thënë me fjalë të tjera përderisa pushon të organizojë tërë punën në shtëpi me ndihmën e dorezës. “Doreza e urtë” mund të shfrytëzohet më në veçanti nga kozmonautët, të cilët me ndihmën e saj mund të pilotojnë anijen kozmike ose ndonjë dorë të robotizuar.”
E gjithë kjo mund të realizohet në sajë të një aplikim special, i cili përpunon të dhënat e grumbulluara gjatë lëvizjes së dorezës ose nëpërmjet komandave me zërin. Tani për tani “dorezën e urtë” kupton vetëm gjuhën angleze, sepse “krijimi i algoritmit për dallimin e gjuhës bullgare nuk është një detyrë e lehtë dhe kërkon më shumë kohë, ndërsa sipas rregullave të konkursit pjesëmarrësit disponojnë vetëm dy ditë”, shpjegon Martin.
Ekipi bullgar, që arriti këtë sukses të madh, përbëhet kryesisht nga studentë të Universitetit Teknik. Ka një bullgar, që mëson në Universitetin e Shefijldit dhe një nxënës i Gjimnazit të Shkencave Natyrore Matematikore në qytetin Burgas. Dekani i Fakultetit të Sistemeve Kompjuterike dhe të Administrimit në Universitetin Teknik profesor Ognjan Nakov për Radio Bullgarinë tha, se sipas të dhënave të tyre “15 për qind prej studentëve, që mbarojnë fillojnë punë në kompani të mëdha evropiane dhe amerikane. Shumë prej tyre punojnë për Fejsbukun, Majkrosoftin e të tjerë. Ata që mbeten në Bullgari orientohen te hallkat e kompanive të mëdha të krijuara tek ne”. Sipas profesorit formimi i specialistëve në fushën e softuerit është një faktor i rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve në sektorin IT të vendit. “Vlera e shtuar e një produkti softuerë tek ne është tepër e lartë. Ndoshta më e lartë është vetëm në prodhimin e armëve” u argumentua profesori Nakov. Për rëndësinë e njohjes ndërkombëtare të arritjeve të bullgarëve ai tha:
“Është tepër mirë, se prapë u dëgjua emri i specialistëve bullgarë në fushën e softuerit dhe në krijimin e aplikimeve. Është e keqe për vendin, se një pjesë prej këtyre të rinjve do të jenë ftuar të punojnë jashtë shtetit dhe me siguri ata do të pranojnë. Në të njëjtën kohë arritje të tilla kanë edhe anën e tyre pozitive, për shembull tërheqjen e investitorëve të huaj. Vetëm gjatë muajit të fundit erdhën dy investitorë të mëdhenj të cilët dëshirojnë të organizojnë qendra të tyre me nga 300 – 500 specialistë programues dhe aktualisht studiojnë mundësitë për këtë. Hallka të tilla sigurojnë rroga të larta, gjë që është shumë mirë për vendin.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Fakultet të Sistemeve Kompjuterike dhe të Administrimit në Universitetin Teknik
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..