Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Propozimet për reformën e pensionimit - kompromise nga të gjitha anët

БНР Новини
Ivajllo Kallfin
Foto: BGNES

Qeveria i ofroi parlamentit për miratim një paketë kompromise me ndryshime në sistemin e pensionimit, i cili parashikon një vëllim më të vogël të sigurimeve dhe kushte më të lehta për pensionim të atyre të cilët punojnë në kushte të rënda kundrejt atyre të deklaruar fillimisht. Pas lëshimeve të bëra në momentin e fundit, partnerët social, shtrënguan duart.

“Kjo që po e fusim në parlament është një sistem prej mbi 20 masave, të cilat kanë qëndrim dhe ndaj pjesës së të ardhurave dhe të shpenzimeve të buxhetit të Institutit Kombëtar të Sigurimeve, si dhe të mundësive për transferimin e pensioneve dhe kjo për shumë herë me radhë midis sistemit solidar dhe atij të kapitaleve-këto janë fondet private të pensionimit, tha në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë zëvendëskryeministri dhe ministër i punës dhe i politikës sociale Ivajllo Kallfin. Sa i përket pjesës së të ardhurave kemi disa masa dhe më e dukshmja prej tyre është shtimi i kësteve siguruese. Ky është një nga lëshimet, të cilat i bëmë në mënyrë të përbashkët-qeveria bëri lëshimin që shtimi të mos të jetë 4,5%, siç propozoja për një periudhë më të gjatë, kurse punëdhënësit ranë dakord që përsëri të ketë shtim, që do të jetë 1% që nga viti 2017 dhe 1% që nga viti 2018. Në këtë pjesë sindikatat kërkuan bindjen se, gjatë një mbledhje më të mirë të të ardhurave, mjetet të mos të kursehen, por të shkojnë për rritjen e pensioneve. Sa i përket pjesës së shpenzimeve të Institutit Kombëtar të Sigurimeve , në mënyrë maksimalisht graduale do të shtohet mosha për pensionim të burrave dhe të grave deri në vitin 2037, kur duhet të dalin në pension në të njëjtën moshë. Tek kategoria më masive punonjëse në moshën 65 vjeç do të dalin në pension burrat të cilët kanë lindur pas vitit 1964, kurse gratë-pas vitit 1972. Sa i përket kategorisë së parë dhe të dytë të punës po kështu ka një shtim të moshës. Aty është kompromisi tjetër, i cili u bë dhe ajo ndalon në moshën 55 vjeçe. Aplikohet mosha minimale për pensionimin e nëpunësve në sektorin “Siguri”, aplikohet mundësia për një pensionim më të herët, në qoftë se ndonjërit nuk i arrin mosha. Jepet një shkallë shumë e ngadaltë për shtimin e stazhit, i cili kërkohet për pensionim e kështu me radhë. Këto janë masa të mjaftueshme, të cilat janë maksimalisht të mjaftueshme, të cilat janë maksimalisht të buta, kështu që të mos të vështirësohen njerëzit.”

Sipas zëvendëskryeministrit Ivajllo Kallfin , filozofia e ndryshimeve është që fondi i pensionimit të jetë më autonom, të mos të varet nga të ardhurat buxhetore, që të mund mjetet e grumbulluara të përdoren për shtimin e pensioneve të ulëta.

“Ndryshon formula, mbi të cilën llogariten pensionet dhe ajo garanton, se gjatë viteve të ardhshme, pensionet e lëshuara do të rriten në mënyrë të dukshme, vazhdon ministri. Krijohen mundësi për një stabilitet më të madh të sistemit të pensionimit, për një parashikim më të madh. Këto masa gjatë 20-25 vjetëve të ardhshme mund të mos të trazohen, ku gjatë kësaj është shtrirë dhe një shtim i të ardhurave nga pensionet.”

Zëvendëskryeministri Ivajllo Kallfin deklaroi se po punon mbi akoma dy pikë nga reforma e pensionimit. Njëri është i lidhur me pensionet e invaliditetit, kurse tjetri-me fondet private të pensionimit. Në hapësirën publike filloj të flitet për shpërdorime serioze me pensionet e invaliditetit.

“Unë mendoj se kjo që po zhvillohet gjatë javëve të fundit si një histeri sa u përket pensioneve të invaliditetit nuk është me vend, deklaroi Ivajllo Kallfin. Një pjesë e madhe prej njerëzve, të cilët marrin pensione të tilla, kanë dëmtime të rënda. Ne do ta ndryshojmë këtë sistem, do të mundohemi ti kufizojmë shpërdorimet, jo që të kursehen para, por që të mund të drejtohen mjete më të shumta drejt njerëzve, të cilët kanë një nevojë më të madhe. Parimi të cilin e kemi parasysh, aplikohet në pjesën më të madhe të vendeve evropiane-pas një ekspertize mjekësore do të ketë një komision të posaçëm mjekësor-social, i cili do të mund të japë rekomandime për secilin. Qëllimi kryesor është që, njeriu i cili ka një aftësi punuese mbetëse, të mund të drejtohet drejt tregut të punës, ti jepet ndihma e nevojshme për të filluar punë. Kjo parashikon një adaptim të standardeve të ndryshme, të cilat janë në Organizatën e Shëndetësisë Botërore, shfrytëzojmë përvojën dhe të vendeve të tjera-anëtare, përgatitja e ekspertëve, kështu që kjo do të kërkojë akoma disa muaj, por tanimë do të punojmë në këtë drejtim. Çështje tjetër është e lidhur me rregullimin e plotë të fondeve private të pensionimit. Për mua është e detyrueshme që sistemi i pensionimit të ketë një shtyllë të tillë kapitali. Çështja është , se këto ide dhe ndryshime janë jashtëzakonisht voluminoze. Vetëm nga Komisioni për një mbikëqyrje financiare morëm një propozim prej mbi 70 faqeve për ndryshim në legjislacion. Tani po fusim një paketë me parametrat bazë të vet sistemit dhe po vazhdojmë të punojmë mbi pensionet e invaliditetit dhe rregullimin e fondeve private të pensionimit.”

Përgatiti në shqip:Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD