Qindra, bile mijëra janë muzikantët bullgarë, që kanë gjetur realizim jashtë atdheut të tyre në Perëndim dhe në Lindje. Shumë prej tyre prej kohe kanë gjetur vendin e tyre në kulturën e Evropës, SHBA dhe Kanadas, të Japonisë dhe Kores së Jugut. Por sikur më rrallë dëgjojmë për bashkatdhetarë tanë që kanë matur me sukses forcat e tyre me kolegë në Rusi. Ndoshta për këtë është interesante t’ju tregojmë për Jova Jordanovën, e cila ka punuar më se dy dekada në Konservatorin e Moskës dhe në Shkollën qendrore muzikore pranë tij. Gjatë disa vjetëve të fundit ajo udhëton nëpër botë për të prezantuar sistemin e vet të mësimdhënies së violinës.
Gjithçka fillon me “Abetaren për violinë”, botuar në Bullgari. Por njohja dhe mbështetja e parë e fiton në Rusi, ku jeton dhe punon nga viti 1987. U nis bashkë me djalin e vet të talentuar Pavell Minev, të cilin Fondacioni bullgar “Kiril dhe Metodij” e dërgon për të mësuar në Rusi. Në fakt Pavell dhe dëshira e tij që të interpretojë si i rritur janë shkaku kryesor për përpunimin e metodikës së re.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..