Procedura në fakt ka nisur menjëherë pas emërimit të shefit të ri të Shërbimit “Informacioni ushtarak” në personin e ish Ministrit teknik të Punëve të Brendshme Jordan Balkallov. Ai zëvendësoi në këtë post Veselin Ivanov, i cili nga viti 2013 refuzon të dorëzojë pjesë prej arkivave të ish zbulimit ushtarak me argumentin, se në këtë mënyrë do të zbardhen shtetas të huaj, të cilet kanë bashkëpunuar me Shërbimet speciale bullgare përpara 10 nëntorit 1989 dhe kjo do të vërë nën rrezik jetën e tyre. Ministri Nençev pohoi për mosmarrëveshjet midis tij dhe ish drejtorit Ivanov dhe se do që të fillojë punën me shefin e ri – Bakallov.
Teza për zbardhjen eventuale të agjentëve bullgarë jashtë shtetit ishte mohuar disa herë nga Kryetari i Komisionit për dosjet Evtim Kostadinov, i cili ka nënvizuar, se do të shpallet informacion vetëm për bashkëpunëtorët bullgarë të zbulimit ushtarak. Sipas njërit prej anëtarëve të komisionit – Ekaterina Bonçeva, deri tani ata kanë pasur informacion për shtetas të huaj që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit, por emri i asnjërit prej tyre deri tani nuk është zbardhur. Evtim Kostadinov nënvizoi, se ata nuk kanë të drejtën të kërkojnë dosjet e shtetasve të huaj, as t’i komentojnë.” Kështu përgjegjësia për transferimin e masiveve mbetet për shefin e ri të “Informacionit ushtarak” Jordan Bakallov.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional, thuhet në një deklaratë nga Dhoma e Arkitektëve në Bullgari. Sipas organizatës profesionale,..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..
Me një koncert të kuartetit "Sllavej" të krijuar nga këngëtarja popullore Nadka Karaxhova dhe një bisedë rreth problemeve urgjente të bashkatdhetarëve tanë në Krahinat Perëndimore ( rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e..