Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është për emisar të posaçëm të BE në Maqedoni

Foto: EPA/BGNES

Kriza jashtëzakonisht e ashpër politike në Maqedoni vazhdon të preokupojë bashkësinë ndërkombëtare. Pas dy raundeve të pasuksesshme të bisedimeve midis qeveritarëve dhe opozitës, ditën e hënë pritet raundi i tretë, për të cilin në Shkup do të jetë  Komisionari Evropian Johanes Han, i shoqëruar nga tre deputetë evropianë. U bë e qartë, se Shërbimi Evropian për Punët e Jashtme po mendon mundësinë që shumë shpejtë të caktoje një të dërguar të posaçëm të BE në Maqedoni. Ministri i Jashtëm Bullgar Daneill Mitov  komentoi, se mbështet idenë për një emisar të tillë, mendimi i tij shkaktoi një farë surprizë. Sipas informacioneve jozyrtare, deri tani Sofja konsiderohej si një ndërmjetës eventual në përpjekjet për zgjidhjen e krizës maqedonase, duke pasur parasysh njohjet e mira që ka për fqinjën e saj perëndimore. Sofja vërtet do që të marrë pjesë në përpjekjet  ndërkombëtare për arritjen e zgjidhjes jo si ndërmjetës,  por si pjesëmarrës aktiv në proces. Kjo konfirmohet në mënyrë indirekte nga fakti, se në Këshillin e fundit mbi Punët e Jashtme të BE Ministri Mitov propozoi që me krizën politike në Maqedoni të angazhohet BE në tërësi. Ndërsa lajmi për emisar të BE nuk është i ri – para Radios Kombëtare Bullgare Ministri saktësoi, se bëhet fjalë për një iniciativë gjermane, të cilën Bullgaria bashkë me Holandën e përkrahin prej kohe – që të gjitha institucionet evropiane të angazhohen me problemin. Për këtë qëndrim të përmbajtur Sofja zyrtare ka argumente serioze. Së pari, situata në Maqedoni është aq e ndërlikuar që zgjidhja e saj të arrihet me përpjekjet individuale të shteteve të veçanta. Për komplicitetin e situatës flet fakti, se BE po mendon për një të dërguar të posaçëm atje, një të tillë  ai  ka dërguar  atje në lidhje me konfliktet etnike në vitin 2001. Në vend të dytë, Bullgaria nuk mund të marrë përsipër angazhimin për emisar apo ndërmjetës të saj, sepse  me funksione të tilla në parim nuk angazhohen vendet fqinje. Lidhjet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë janë të afërta dhe të mira, por në disa drejtime edhe shumë delikate, prej të cilave disa forcat mund të përpiqen të përfitojnë  për qëllime jo të mira. Qëndrimi i Sofjes ndaj fqinjës së saj perëndimore mbetet e pandryshuar – Maqedonia është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të marrë pjesë në proceset evropiane dhe euroatlantike si i tillë pasi do të zbatojë kriteret e nevojshme. Gjatë javës së kaluar Bullgaria u angazhua të punojë aktivisht për këtë qëllim në rajon si Kryetare e  radhës e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.


Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Вьоса Османи

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas 9 muajsh përpjekje për të formuar qeveri Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin, njoftoi gazeta Koha Ditore. Kjo ndodhi pasi kabineti i propozuar nga Glauk Konjufca nuk..

botuar më 25-11-21 8.02.MD
Hristijan Mickoski

Hristijan Mickoski sulmoi sërish Bullgarinë për temën e “pakicës maqedonase”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sulmoi sërish Bullgarinë, duke e akuzuar se nuk i respekton të drejtat e “pakicës maqedonase” në Bullgari. Gjatë hapjes së një zyre të Shoqatës..

botuar më 25-11-21 9.57.PD
Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev kërkon sërish referendum për aplikimin e euros

Me 128 vota “pro”, shumica qeverisëse në parlament, së bashku me tre deputetë të pavarur, rrëzuan veton e presidentit mbi Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura. Ndryshimet e miratuara zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së..

botuar më 25-11-19 12.58.MD