1 qershor është dita më e preferuar për vogëlushët. Atëherë qielli është plot me balona me shumë ngjyra, kudo dëgjohet muzikë, dëshirat e fëmijëve janë detyra për prindërit. Këngëtarët e vogël nga grupet vokale të Radios Kombëtare Bullgare gjithashtu festojnë.
Sivjet shënojmë përvjetorin e 25-të të krijimit të formacionit “Radiofëmijët”. Fëmijët në të janë në moshë midis 5 dhe 11 vjeç. Ata incizojnë për programet e Radios Kombëtare Bullgare dhe përveç kësaj japin shumë koncerte. Pjesëmarrja e tyre e fundit ishte në programin e orkestrës “Big Bend” me emër “24 kuadro xhaz”, kushtuar përvjetorit të 100 të kinemasë bullgare. Atje interpretuan këngën “Fëmijëria ime” nga filmi “Pushimi i papritur” – muzikë dhe aranzhim Vili Kazasjan, tekst Bogomill Gudev.
Radiokori i Fëmijëve përsëri do të shënojë festën e fëmijëve në skenë. Pikërisht më 1 qershor ata do të këndojnë në Teatrin Popullor “Ivan Vazov”. Koncerti është organizuar nga shoqata “Bullgaria je ti”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..
"I ftohtë, i cili çan edhe drurin dhe gurin, dy-tri ditë të uritur, ndërsa ai këndon dhe gëzon! Në mbrëmje - para se të shkojmë në shtrat - këndon; në mëngjes, sapo hap sytë, këndon përsëri" - kështu e përshkruan poeti dhe revolucionari Hristo Botev..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë..