Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria përsëri është në sferën e sanksioneve ruse kundër Perëndimit

Foto: arkiv

Seria e sanksioneve dhe kundër sanksioneve midis Perëndimit dhe Rusisë vazhdon. Me këmbënguljen e BE këto ditë Moska u dërgoi disa ambasadave evropiane listë që përmban emrat e 89 personave nga 17 shtete, për të cilët hyrja në Rusi është e kufizuar, sepse ata kanë kritikuar politikën e saj. Fakti, se lista ishte sekrete dhe nuk përmban vetëm emrat e personave që kanë kritikuar politikën ruse ndaj Ukrainës, në fillim shkaktoi dyshime, se bëhet fjalë për reagim përgjigje të  sanksioneve evropiane kundër politikanëve dhe biznesmenëve rusë që kanë lidhje me krizën në Ukrainë. Një përfaqësues i lartë i  Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë  i përgënjeshtroi, duke deklaruar se “lista e zezë” siç ishte quajtur në vendet e BE,  është një përgjigje ekskluzive për sanksionet evropiane kundër Rusisë. Siç mund të pritej, një vend modest në të ka dhe Bullgaria. Në të figuron ish ambasadori ynë në Moskë Ilian Vasilev (200-2006), por jo në cilësinë e ambasadorit, por si udhëheqës i një firme konsulente. Sipas Vasilevit, ai është në listë për shkak të mospërputhjes me pozitën e Moskës mbi një sërë projektesh, lidhur me furnizimet e gazit dhe me energjetikën bërthamore.

Për hir të së vërtetës, përfshirja e Ilian Vasilevit në listë vështirë mund të konsiderohet si sanksion kundër Bullgarisë. Për shkak të sanksioneve evropiane kundër Rusisë vitin  e kaluar Bullgaria  nuk lejoi  hyrjen në territorin e saj të  kryetarit të Dumës Ruse Sergej Narishkin, me gjithë se atëherë bëhej fjalë për një vizitë zyrtare. Homologu i atëhershëm bullgar i Narishkinit – Kryetari i Kuvendit Popullor Mihaill Mikov, shprehu mospëlqim me mosrealizimin e vizitës, por Ministra e Jashtme justifikoi vendin e saj me sanksionet kufizuese të BE. Tani ministria deklaron, se bashkë me partnerët e tjerë të BE, do të kërkojë sqarime për secilin rast individual  të qytetarit evropian, nënkuptohet edhe për rastin me Ilian Vasilevin. Ndoshta jo vetëm edhe për të, sepse  siç dihet  listat kufizuese zakonisht nuk janë përfundimtare dhe  mund të ndryshohen. Ajo evropiane, p.sh. ishte zgjeruar nga BE gjatë shkurtit të këtij viti. Bullgarët me kufizime për të hyrë në Rusi, mund të duken më shumë. Pala ruse u rekomandon qytetarëve të vendeve, që kanë shpallur kufizime analogjike kundër Rusisë, para nisjes të interesohen në përfaqësitë e saj konsullore  dhe të saktësojnë a janë objekt i ndalimit, ndërsa bullgarët që kanë kritikuar ose që kritikojnë Rusinë janë më shumë se një.

Para pak kohe kufizimeve evropiane për  hyrjen e shtetasve rusë në territorin e shteteve evropiane, Moska iu përgjigj me sanksione ekonomike. Nga kufizimi i importit  në Rusi të ushqimeve nga Perëndimi dëme pësoi Bullgaria. Tani është interesante të shohim a do të përgjigjet BE me sanksione ekonomike kufizimeve politike të shpaluara nga Moska. Disa vëzhgues janë të mendimit,  se mund të ketë kufizim të naftës ruse. Çfarë do qofsh të ndodhet, tashmë është e  qartë, se koha e marrëdhënieve të privilegjuara midis Bullgarisë dhe Rusisë ka kaluar dhe në shkëmbimin e seksioneve Sofja do të marrë pjesë si anëtare e komuniteteve transkombëtare që janë në konflikt me Moskën.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..

botuar më 24-12-21 9.50.PD
Kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski

BNR njoftoi përmbajtjen e marrëveshjes bullgaro-ukrainase të sigurisë

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..

botuar më 24-12-20 12.03.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..

botuar më 24-12-14 9.30.PD