Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U krijua muzeu i suxhukut të qytetit Gorna Orjahovica

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Një nga specialitetet kulinare të Bullgarisë u respektua me krijimin e një muzeu special, hapja i të cilit u shoqërua me një festë. Në qytetin Gorna Orjahovica u organizua një festë laramane dhe tepër e shijshme, heroi kryesor i së cilës ishte suxhuku. Delikatesa vendore prodhohet në këtë rajon që prej shekujsh dhe është një meze e detyrueshme në çdo trapezë.

Festivali i kushtuar suxhukut organizohet që prej vitesh në qytet. Ai shoqërohet zakonisht me veprimtari të ndryshme si për shembull gara për prerjen më të mirë të suxhuku ose për pjatë më bukur të aranzhuar e kështu me radhë. Kulmi sivjet ishte hapja zyrtare e muzeut të suxhukut prodhuar në Gorna Orjahovica. Në të vizituesit mund të shikojnë si në të kaluarën ishin rregulluar repartet për prodhimin e tij. Këtu ka vegla dhe makina të lashta të shoqëruara me shumë fotografi. Njëra prej atraksioneve është vizatimi i madh mbi mur, që rikrijon një punishte të vjetër. Koleksioni u rregullua në oborrin e Muzeut Historik të qytetit Gorna Orjahovica. Ditën e hapjes miqtë kishin mundësi të shijojnë delikatesat e tri firmave të qytetit, të cilat janë pronarët e vetëm të licencës së prodhimit me markën “Suxhuku i qytetit Gorna Orjahovica”.

СнимкаNë fakt ky është produkti i parë bullgar, që mori certifikatën e BE-së për rajon specifik gjeografik të prodhimit. “Suxhuku i qytetit Gorna Orjahovica tashmë është një markë e mbrojtur dhe mund të prodhohet vetëm këtu, vetëm nga tri firmat vendore” – shpjegon Pllamen Mademov, drejtor i Muzeut Historik të qytetit. Prej tij mësojmë, se prej shekujsh suxhuku është pjesë e kulturës vendore dhe mënyrës së jetesës së banorëve të rajonit:

“Që prej kohe banorët e qytetit Gorna Orjahovica lavdëroheshin si tregtarë dhe blegtorë të mrekullueshëm. Njerëzit e rajonit rriteshin kope të mëdha bagëtish. Këtu organizohej edhe një nga tregjet më të njohura të demave – tregon Pllamen Mademov. – Pronarët nuk ishin në gjendje që të ushqenin ato tufa të mëdha bagëtish gjatë dimrit. Prandaj në fund të verës pronarët e bagëtive ishin të detyruar të therin disa prej demave. Kështu lindi receta unike e suxhukut rajonal.”

СнимкаMirëpo, edhe më sot receta ruhet në një sekret të plotë. Atë që dimë për këtë sallam është se prodhohet vetëm nga mish demi dhe shijohet me erëza tipike bullgare. Krahas kësaj shija varet edhe nga klima e thatë vendore, që karakterizohet me ajrin e ftohtë dhe me erëra të lehta gjatë dimrit. Në të kaluarën njerëzit thanin mishin. Kjo ishte praktika më e përhapur e konservimit. Me kalimin e kohës banorët e qytetit Gorna Orjahovica vendosën të përmirësojnë shijen e suxhukut.

“Ata filluan të copëtojnë mishin dhe me këtë mish të grirë të mbushin zorrë të bagëtive të imta. Kjo edhe më sot është etapa e parë e prodhimit – shpjegon Pllamen Mademovi. – Cilësia është në varësi të veçorive rajonale të klimës dhe të atmosferës. Në rajonin e qytetit Gorna Orjahovica formohet një myk i bardhë mbi suxhukun, që është karakteristik vetëm për këtë vis. Pikërisht këtë lejon, që ai të ruhet për një kohë më të gjatë. Kështu prodhimi i suxhukut në qytet ishte në varësi të stinëve vjetore. Mirëpo, me kalimin e kohës me repartet për tharjen dhe me teknologjitë e reja, suxhuku filloi të prodhohet gjatë tërë vitit.” 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turizmi bullgar i gjuetisë merr pjesë në ekspozitën ndërkombëtare "Jagd &Hund"

Deri më 2 shkurt, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Gjuetisë "Jagd & Hund" në Dortmund të Gjermanisë, Bullgaria do të prezantohet me një rekord botëror trofe për një derr të egër nga Ferma Shtetërore e Gjuetisë "Kormisosh". Çdo vit, ngjarja mbledh së..

botuar më 25-01-30 10.08.PD

Në ekspozitat ndërkombëtare, Heraklea Sintika prezantohet përmes syzeve 3D

Heraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja Stojanova, drejtuese e projektit "Restaurimi, Konservimi dhe Socializimi i Heraklea Sintika". Në dy..

rinovuar më 25-01-27 11.52.PD

Bullgaria me një prani të zgjeruar në Ekspozitën Turistike CMT Stutgart 2025

Bullgaria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit CMT Shtutgart. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 26 janar 2025 dhe theksat kryesore janë kampingu dhe fushues, motoçikletat, çiklizmi, golfi, SPA, kroçerat dhe të tjera, njofton..

botuar më 25-01-25 6.10.PD