Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1987: Fillojnë protestat shoqërore kundër helmimit me gaz të qytetit Ruse

БНР Новини
Foto: socbg.com

Më 23 shtator të vitit 1987 para Monumentit të Lirisë në Ruse zhvillohet ceremonia e lidhjes së shamive të kuqe pionierëve. Në të njëjtën kohë nga qyteti rumun Gjurgevo në drejtim të qytetit Ruse për herë të radhës lëvizej një re me erën mbytëse të klorit. Disa prej fëmijëve humbën vetëdijen, disa i hoqën shamitë për t’i përdorur si maskë kundër gazit. Askush nuk guxoi të ndërpresë ceremoninë e kobshme. Incidenti i dha shkas nënave në qytetin Ruse të organizojnë protestë paqësore, të cilën e kishin menduar edhe më përpara, që t’i detyrojnë autoritet të mos rrinë duar kryq para problemit. Uzina e klorit e ndërtuar para disa vjetësh në Gjurgevo punonte 10-12 herë mbi kapacitetin e vet duke shkaktuar përqendrim të fortë të gazit helmues në ajër. Banorët e Ruses u ishin nënshtruar sulmeve të pandërprera me gaz, si rrjedhojë u shtuan rastet e sëmundjeve të sistemit respirator, shumë prej njerëzve ishin detyruar të braktisin qytetin për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Protesta e parë civile në fund të socializmit u zhvillua pikërisht në Rusë gjatë nëntorit të vitit 1987 si një manifestim kundër helmimit me gaz dhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut për mjedis të shëndetshëm. Disa muaj pas kësaj u krijua organizata e parë dhe më e madhe joformale në Bullgari – Komiteti shoqëror për mbrojtjen ekologjike në Ruse. Në mbrëmjen e 8 marsit të vitit 1988 në Shtëpinë e kinemasë në Sofje, pas shfaqjes pothuaj ilegale të dokumentarit “Merr frymë” të regjisorit Jurij Zhirov 400 veta e themeluan këtë komitet – formacioni i parë serioz që protestoi kundër regjimit komunist në vendin tonë.

Regjisorja Malina Petrova, e cila është anëtare e Komitetit të Ruses, rrëfen pse ishte zgjedhur pikërisht data 8 mars për themelimin e tij. “Tensioni ishte rritur deri në situatë revolucionare – populli donte, këmbëngulte që të bëjmë diçka, ndërsa ne, organizatorët, nuk dinim çfarë dhe si. Atëherë me erdhi ideja për datën 8 mars. Vetëm në këtë ditë kontrolli nuk do të ishte aq i rreptë për shkak të festimeve – d.m.th. ditë e përshtatshme për të shprehur indinjatën tonë.”

Снимка“Kjo ishte shfaqje e personaliteteve që e kishin mposhtur frikën për disa orë, të pushtuar nga parandjenja për fundin e sistemit” – shkruan Kryetari i Komitetit Georgi Mishev. Intervista e tij ruhet në Fondin e artë të Radios Kombëtare Bullgare:

“Vështirë mund të thuhet a kishim mundësi të marrim frymë, por kishte shenje për thyerjen e sistemit të vjetër dhe shpresë për lindjen e një shoqërie vërtetë civile. Kuptimi i Komitetit të Ruses ishte pikërisht i tillë – të vihet fillimi i një shoqërie civile, e një opozite kundër regjimit të atëhershëm.

A janë të justifikuara disa teza, që dëgjoheshin, se PKB kishte interes për krijimin e strukturave opozitare, se kishte infiltruar njerëz të saj brenda strukturave, që të parandalojë autenticitetin e protestës civile?

Zëra të tilla dëgjohen edhe sot. Historiani Bozhidar Dimitrov tha, se ky komitet është bërë me ide të Todor Zhivkovit (Kryetar i Këshillit të Shtetit dhe lider komunist) për t’i dhënë ballë Çausheskut. Ai, po të kishte një farë dëshmi, pse nuk i publikon që të bëhet e qartë a ka pasur Todor Zhivkovi synime të tilla dhe çfarë kanë bërë njerëzit e tij më të afërt. Shumë lehtë mund të krijohet përshtypja, se diçka është dirigjuar nga lartë, se ne kemi qenë kukull që kanë zbatuar urdhëresat e partisë. Kjo është mënyrë për nënvlerësimin e një ngjarjeje, që ka lindur në mënyrë spontane. Kishte një organizim paraprak për përzgjedhjen e njerëzve për Këshillin e ardhshëm drejtues, të cilët të marrin fjalën në këtë mbledhje, por askush nuk priste, se përpjesëtimet do të ishin aq të mëdha. Kjo ishte një rezistencë e hapur kundër pushtetit. Se sa disa të nënvlerësojnë ngjarjen ajo ishte fakt. Komiteti ynë kishte si detyrë të mposhtë frikën në shoqëri dhe kjo frikë u transferua tek pushteti. Ai gjithmonë ka frikë nga shoqëria.”

СнимкаFrika e pushtetit nga organizatat civile është e kuptueshme dhe qëllimi i saj është të kontrollojë dhe të drejtojë pakënaqësinë shoqërore. E gjithë kjo shpjegon pse në Bullgari në vitet e socializmit vështirë mund të priteshin protesta spontane dhe autentike civile.

Por Komiteti shoqëror për mbrojtjen ekologjike të Ruses ishte dallëndyshja e parë pas dekadave të sundimit totalitar. Shfaqja e saj ishte shenje për fundin e një epoke dhe për lindjen e një periudhe të re në historinë e vendit. Një vit më vonë lindën edhe disa organizata disidente – Klubi për përkrahjen e publicitetit dhe transformimit në Bullgari me ide të Zheljo Zhelevit, Shoqata e pavarur për mbrojtje të të drejtave të njeriut të Ilia Minevit, “Iniciativa civile” e Ljubomir Sobaxhievit. Pas 45 vjetëve të totalitarizmit erdhi koha për ndryshime demokratike dhe për kalim drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekuipazhi i anijes kozmike “Sojuz TM 5” Aleksandër Aleksandrov, Viktor Savinih dhe Anatolij Solovjov.

Viti 1988 – Bullgaria u bë shteti i gjashtë kozmik në botë

A ëndërrojnë kozmonautët kështu siç ëndërrojnë njerëzit e tjerë? Përgjigja pozitive e kësaj pyetje nuk erdhi shpejtë dhe lehtësisht. Kjo u bë në vitin 1988 në kuadrin e programit shkencor “Shipka”, të cilin kozmonauti bullgar Aleksandër Aleksandrov e..

botuar më 15-06-13 3.55.MD

Viti 1986 – Si kalon koha e hareshme e fëmijërisë

Viti ishte 1986. Pas një periudhe trevjeçare të xhirimit dhe pas shumë peripecive Televizioni Kombëtar Bullgar filloi të shfaqë filmin me seri “Vasko da Gama nga fshati Rupça. Regjisori Dimitrë Petrov lavdërohej si një mjeshtër i madh në punën me..

botuar më 15-05-30 12.15.MD

Viti 1985 – U inaugurua monumenti i Bashkimit në qytetin Pllovdiv

Viti 1885 u kurorëzua me një nga ngjarjet më të shënuara në historinë bullgare – Bashkimin e Bullgarisë Veriore me të Jugore. Ky akt u bë i mundshëm 7 vjet pas Çlirimit të vendit nga zgjedha turke. Më 3 mars të vitit 1878 me nënshkrimin e Traktatit..

botuar më 15-05-23 1.15.MD