Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Ortodokse në qytetin Pomorie fiton më shumë popullaritet

Natyra e bukur e bregdetit bullgar të Detit të Zi dhe ofertat e leverdishme nuk janë e vetmja, e cila tërheq turistë nga e gjithë bota. Entuziastë nga vende si Rusia dhe Finlanda e planifikojnë pushimin e vet në Bullgari, kështu që të mund të përkojë me një ngjarje të caktuar, e pikërisht – Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Ortodokse “Shën Mëria – Axion Estin”. Ai ka lindur si ide gjatë vitit 2003 dhe e ka filluar realizimin e vet një vit më vonë, gjatë muajit qershor, festivali do të zhvillohet për herë të 12 në qytetin Pomorie. Hapja është më 10 qershor, kurse zhvillimi i forumit gjithmonë përkon me festën “Shën Mëria – Axion Estin”, të cilën kisha Ortodokse e shënon në mënyrë festive në ditën tjetër. Drejtori artistik i festivalit Jordanka Tunxharova tregon historinë e tij:

“Çdo gjë filloi si një ëndërr, e cila gjeti jehonë në tre institucione – në mitropolinë e Slivenit në sajë të Shenjtërisë së Tij mitropolit Joanikij. Morëm dhe ndihmë nga bashkia – kryetari i atëhershëm i qytetit Pomorie vendosi se, është mirë të realizohet një tubim i tillë të muzikës ortodokse. Kori “Biseda sllave” po kështu kontribuojë për krijimin e festës.”

Vjet në skenën e festivalit u prezantuan pjesëmarrës prej 6 vendeve, në këtë numër dhe Bullgaria. Gjatë kësaj vere interesi ndaj ngjarjes është edhe më i fortë:

“Do të presim miq prej shtatë vendeve, ku më të shumtë në numër janë grupet bullgare – tregon Jordanka Tuxharova. – Kemi formacione nga Rusia, Ukraina, Bjellorusi, Rumania, Serbia dhe Greqia. Në bazë të një koincidence sivjet koret janë nga vendet ortodokse. Gjatë stinëve të kaluara kemi pasur miq nga Franca, Gjermania, Holanda... Në këtë edicion po vazhdojmë një tendencë, të cilën e nisëm në të mëparshmin – gjatë vitit 2014 shënuam përvjetorin e Petër Dinevit, kurse tani kemi lumturinë t’i japim nderin e duhur Dobri Hristovit. Nuk kemi futur këngë të detyrueshme prej tij, mundohemi që reglamenti të jetë më i lirë. Nëse duan pjesëmarrësit mund të përfshijnë në programin e vet këngë kishtare nga Dobri Hristovi. Mbetëm të befasuar, se shumë grupe kanë respektuar këtë dëshirë nga ana jonë. Në ditën e fundit të festivalit, kori i përzier të cilin e organizojmë çdo herë, do të interpretojë katër krijime të tij.”

Kori Akademik “Gaudeamus” është nga grupet, të cilat çdo herë marrin pjesë në edicionet e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Ortodokse “Shën Mëria – Axion Estin”. Ja se çfarë tregoi dirigjenti i ansamblit Vesella Geleva:

“Pjesëmarrja jonë e parë në program ishte gjatë vitit 2008. Ky është një nga festivalet, të cilët koristët dhe unë i presim me padurim. Me siguri që ky është forumi më prestigjioz për muzikën ortodokse në Bullgari. Gëzohem shumë se, bashkia e qytetit Pomorie gjen mjete ta financojë, sepse ai zë një vend të rëndësishëm në jetën shpirtërore të vendit tonë.”

Sipas traditës Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Ortodokse “Shën Mëria – Axion Estin” nuk mbetet vetëm në territorin e qytetit Pomorie. Ai arrin pikën e vet kulmuese në ditën e fundit nga programi (sivjet më 14 qershor). Atëherë shërbehen liturgji festive në kishat në qytetet Burgas dhe Nesebër me pjesëmarrjen e të gjithë koreve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD