Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violonçelistja Diljana Momçillova përsëri u kthye në skenën e sallës “Bëllgaria”

Foto: sofiaphilharmonie.bg

Në fillim të muajit qershor Filarmonia e Sofjes prezantoi një interpretuese, e cila prej 20 vjetëve jeton në Shtetet e Bashkuara, por nuk ka humbur lidhjen e vet me atdheun. Për Radio Bullgarinë violinistja Diljana Momçillova ndau emocionet e veta nga shfaqja:

“Për mua gjithmonë është një kënaqësi e madhe të punoj me Filarmoninë e Sofjes dhe me Martin Panteleevin. Për herë të dytë bashkëpunojmë me të. Po kështu mora ftesë nga profesori Anatoli Krëstev të bëj një klasë mjeshtërie në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”. Ai zgjati 3 ditë. U gëzova shumë të njihem me kaq shumë talent të rinj bullgarë, të cilët zhvillohen shkëlqyeshëm në vendin tonë. Që të gjithë ishin të entuziazmuar dhe puna jonë vazhdonte që nga mëngjesi deri në mbrëmje.”

Diljana Momçillova ka përfunduar Akademinë Muzikore tek ne, kurse pas kësaj mbron dhe shkallën e masterit në institutin prestigjioz me famë botërore “Xhuliard skull”. Sipas traditës në të zhvillohet i ashtuquajturi konkurs koncerti. “Fill pasi ta fitosh, dhe menjëherë bëhesh emër në Xhuliard” – tregon Diljana Momçillova. Përveç mundësisë të jetë soliste e orkestrës së shkollës, fituesi meriton dhe të drejtën të zgjedhë instrument nga koleksioni i tij i shtrenjtë. Kujtimi për konkursin e kthen interpretuesen në vitin 1998:

“Pikërisht kur unë fitova, kishte ardhur një violonçel, marka “Stradivarius”. Profesori im Harvi Shapiro më këshillojë të kërkojë pikërisht atë. Më kujtohet se, nuk kisha të drejtë ta shpie në shtëpi, sepse çmimi i tij ishte një shumë fantastike. Nuk mësohesh shumë lehtë të ekzekutosh në një instrument “Stradivarius”. Ato kanë një karakter të vet personal, të veçantë. Saktësova një gjë interesante – sa më larg gjendet njeriu në një sallë të caktuar, kaq më fort dëgjon tingullin e këtij violonçeli. Vite të gjata kisha mundësinë të ekzekutoj dhe në një instrument tjetër italian me markën “Tononi”. Atë e doja më shumë se “Stradivariusin”, sepse më lejonte që t’i nxjerr tingujt kështu siç më pëlqen mua. Ai po kështu tingëllonte fort në sallë, kurse kjo është një cilësi shumë e rëndësishme, sepse violonçeli nuk është një instrument kaq depërtues si për shembull violina.”

Diljana Momçillova është paraqitur shumë herë si soliste dhe një muzikante dhome në Evropë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Shfaqja e saj e fundit aty ishte gjatë kësaj pranvere në shtetin Virxhinia me pianisten e njohur bullgare Pavlina Dokovska.

“Kur një mësues me të vërtetë ka dhënë mësim shumë mirë, në një moment fillon të ndihesh pikëpamjet e tij estetike si të vetat personale – mendon Diljana. – Kryesorja të cilën e mësova nga të gjithë pedagogët e mi, përfshi dhe nga Anatoli Krëstevi, është një prani e fortë muzikore.”

Kjo prani e fortë muzikore për Diljana Momçillovën është një nocion shumë më i gjerë, sesa duket në pamje të parë:

“Nuk jam dakord që një muzikant të kategorizohet si solist, tjetri – si një interpretues dhome, i treti si pedagog e kështu me radhë – është e bindur ajo. – Të gjitha këto aspekte mund të lidhen dhe ato formojnë muzikantin e përfunduar. Përvoja ime fillestare qe si soliste dhe një interpretuese dhome. Akoma gjatë kohës së studimeve të mia u bëra anëtare e trios në piano “Allaria”. Vite të gjata qemë një ansambël me rrogë të fiksuar të Menës kolegjit, i cili është mes 3 shkollave më prestigjioze muzikore në Nju Jork. Aty jepja mësim në muzikën e dhomës dhe violonçel, pas së cilës fitova vend në orkestrën simfonike të Siatëlit. Kalova një farë kohe aty, kurse pas kësaj shkova të jap mësim në “Vankuvërr akademi”. Tani jam në Kvebek dhe ekzekutoj në orkestrën e atyshme. Kjo është një mundësi e shkëlqyer të mësoj gjuhën franceze. Kam ndërmend pasi të përvetësoj gjuhën t’i përkushtohem veprimtarisë pedagogjike aty.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD